Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tejemumi


Tejemumi


tejemumi

Tejemum quajmë fshirjen e fytyrës dhe të duarve me dhe të pastër, me qëllim pastrimi.

Tejemumi bëhet në disa raste, prej tyre:

1. Kur nuk kemi ujë.

2. Kur nuk kemi mundësi ta përdorim ujin.

3. Kur kemi frikë se përdorimi i ujit do të na bëjë dëm.

 

Mënyra e tejemumit

1. Në fillim thua “bismil-lah”.

2. Pastaj e godet tokën (dheun) me të dy duart një herë, pa marrë parasysh a i ke gishtat e duarve të ndarë a të bashkuar.

3. Pas kësaj i fryn duarve për të pakuar pluhurin.

4. Mandej e fshin me to fytyrën.

5. Më pas e fshin shpinën e dorës së djathtë me shuplakë (pëllëmbë) të dorës së majtë.

6. Pastaj e fshin shpinën e dorës së majtë me shuplakë të dorës së djathtë.

 

Ai që nuk gjen as ujë e as dhe:

Nëse ndokush nuk ka mundësi të përdorë as ujin e as dheun për ndonjë arsye, falet në gjendjen që është. Namazi i tij është në rregull dhe nuk duhet ta përsërisë.

 

 

Marrë nga libri “Et-tuhfe el-islamijje li talibi’l-hidaje er-rabbanijje” të autorëve Ibrahim El-Ued’an, Muhammed El-Ued’an dhe Abdurrahman El-Ued’an

Përktheu: Jusuf Kastrati

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  MUSLIMANËT NUK I URREJNË HEBRENJTË..

Categories

Archives