Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të zbuluarit e sekreteve bashkëshortore

Të zbuluarit e sekreteve bashkëshortore

Beautiful red roses on the bed

Njeriu vetmohet me bashkëshorten e tij dhe për të heshtë nga xhelozia dhe nuk i tregon askujt. Zbulimi i sekreteve bashkëshortore në mjedise të moralshme, është vepër e turpshme.
Nëse fletë në lidhje me to, ai e turpëron veten dhe familjen e tij. Pra, nuk ekziston dallim ndërmjet të zbuluarit para syve dhe të zbuluarit para veshëve, sepse në të dyja mënyrat zbulohet vendi i turpshëm.
Përhapja e detajeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet intime ndërmjet bashkëshortëve, është vepër e ndaluar (haram). Në disa hadithe një akt i tillë trajtohet si mëkat i madh.

1 – Vepra e njerëzve më të këqinjë tek Allahu në Ditën e Gjykimit do të jetë zbulimi i sekreteve bashkëshortore.

Muslimi transmeton nga Ebu Seid El-Hudri, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, ka thënë: ”Nga njerëzit më të këqinjë në Ditën e Gjykimit do të jetë ai i cili kryen marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, e më pas e përshkruan (atë akt) para të tjerëve.” (Allahu na ruajtë).

2 – Kush i zbulon sekretet bashkëshortore i ngjan djallit i cili para njerëzve kryen marrëdhënie intime me shokun e tij.

Imam Ahmedi shënoi se Esma Bint Jezid, radiallahu anhu, kishte qenë te i Dërguari i Allahut, ku disa njerëz dhe disa gra qëndronin tek ai, dhe tha:

”Ndoshta njeriu fletë se çfarë ka vepruar me bashkëshorten e tij, e ndoshta edhe gruaja fletë atë se çfarë ka bërë me burrin e saj.”
Njerëzit heshtën, ndërsa Esma tha: ”Vallahi, ashtu është o i Dërguari i Allahut! Ashtu veprojnë edhe ata por edhe ato.”
I Dërguari i Allahut, tha: ”Mos veproni ashtu, ajo është si djalli kur e takon shokun e tij dhe kryen amoralitet, ndërsa njerëzit e shikojnë.

Imam Sheukani, rahimehullah, ka thënë: ”Dy hadithet e lartëshënuar tregojnë se është e ndaluar zbulimi i sekreteve bashkëshortore. Kjo është kështu nga vetë fakti se ai i cili vepron në këtë mënyrë është nga njerëzit më të këqinjë dhe i ngjanë djallit i cili e takon shokun e tij dhe kryen amoralitet në prani në të njerëzve, gjë që paraqet argument të fuqishëm për zbulimin e sekreteve bashkëshortore, sepse me kryerjen e veprave të papëlqyera njeriu nuk bëhet i keq, e veçanërisht jo më i keqi.
Në bazë të kësaj, marrëdhëniet intime para syve të njerëzve, pa dyshim se është një akt i ndaluar (haram). Sipas transmetimit të Ebu Seidit, i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, veçanërisht e theksoi mashkullin, si dhe përmendi edhe dënimin në këtë kuptim, duke mos e përmendur gruan, sepse në shumicën e rasteve një gjë të tillë e bëjnë meshkujt.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa recetat popullorë për sëmundjet më të shpeshta

Autor: Shejh Abdullah Ibën Sulejman El-Hubejshi.
Marrë nga libri: ”El-Kebairu bejnez-zevxhejni’.

Categories

Archives