Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të vdesim apo të jetojmë si musliman?

Të vdesim apo të jetojmë si musliman?

defaultËshtë fakt i pa kontestuar se në aktin e vdekjes fshehën shumë mistere për të cilat nuk gjejmë shpjegime, por mendoj se këto mistere nuk ja më të mëdha te vdekja, se sa te vetë jeta e njeriut. Nëse vdekjen e marrim thjeshtë si përfundim i jetës, si stacion i fundit të udhëtimit të njeriut, atëherë konsiderojmë se misteri nuk fshehët tek vetë akti si proces, që në këtë rast është vdekja, por misteri fshehët te metodologjia e gabuar e qasjes tek vetë individ, për të zgjidhur misteret e jetës. Themi kështu nga vetë fakti se subjekti (individi) sa më shumë të arrijë të njohë të vërtetën madhore, qëllimin e krijimit të tij, sa më të qartë ta ketë itinerarin e jetës së tij, pra pikënisjen dhe pikë mbarimin, aq më të qartë do ta ketë edhe aktin e vdekjes. Thënë më thjeshtë, sa më shumë që ta njohim jetën, aq më shumë do ta njohim vdekjen.

-I-

Allahu xhele sha’nuhu në Kur’anin Fisnik thotë:

??????????? ????????? ??????? ???????? ??????? ????? ????????? ????? ?????????? ?????? ?????????? ???????????

“Oju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” Ali Imran : 102.

Nëse këtë ajet e kundrojmë me përqendrim dhe me vëmendje të shëndoshë, nga ky ajet do të kishim kuptuar shumë sekrete, shumë udhëzime dhe kështu do të kishim zgjedhur shumë mistere të jetës sonë e që më pas na qartësojë edhe procesin e vdekjes. Imam Kurtubiu në shkoqitjen e këtij ajeti, sjell hadithin e  regjistruar në sahihin e Imam Buhariut përmes një transmetimi nga Abdullahi ibni Mes’udi i cili ka thënë: I Dërguari i All-llahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme. ka thënë: “Frikë e sinqertë ndaj Allahutnënkupton nënshtrimin dhe bindjen ndaj Allahut Fuqiplotë pa asnjë kundërshtim, përmendje Allahun xhele sha’nuhu (dhikr) pa ndërprerë dhe mos të harrojmë për asnjë çast, falënderim dhe mirënjohje ndaj Tij pa asnjë mohim apo dyshim”.(Shih Kurtubiun).

Në Tefsirin e imam El Bugaviut,(el Husejn Mes’ud el Bugavij) në shpjegimin e këtij ajeti thuhet se dy fiset (fisi Evz dhe Hazrexh) ishin në armiqësi dhe luftë të përhershme mes veti para islamit. Me ardhjen e Pejgamberit Alejhis-selam në Medine, ai arriti që të pajtoj këto dy fisi mes veti sepse tanimë kishin pranuar edhe islamin. Megjithatë, këto dy fise pas një kohe kishin filluar të lavdërohen mes veti me njerëzit e tyre, duke thënë se ne kemi këtë e këtë personalitet, e njashtu edhe fisi tjetër lavdërohej, derisa arritën të humbin kontrollin mbi veten, të acarohet gjendja mes tyre dhe i kapën armët në dorë: kur dëgjo Pejgamberi Alejhis-selam shkoi tek ata për të qetësuar gjendjen, e në përgjigje të kësaj i zbriti ajeti i lartpërmendur, që të kenë frikë Allahun xhele sha’nuhu me sinqeritet të vërtetë. Imam Muhamed Reshid Rida, në tefsirin e tij “Tefsirul menar”, duke shtjelluar këtë dukuri si shkak të zbritjes së këtij ajeti, shpjegon se shkaku i armiqësisë mes tyre ka qenë kufri (pabesimi), e tash besimi i tyre (Imani) duhet të jetë shkak i bashkimit dhe mirëkuptimit e ji i ndarjes dhe armiqësisë.

Nga këto shpjegime të komentuesve të Kur’anit si dhe shumë tjera, nënkuptojmë imperativi që besimtari islam, veprimtarinë  tij ta ushtrojë brenda kornizave të frikës së vërtetë ndaj Allahut Fuqiplotë është imperativ individual për çdo besimtarë, sepse do të ishte joracionale dhe joislame sikur besimtari islam veprimtarinë e tij ta ushtrojë jashtë normave islame, e në anën tjetër të krenohet me të parët e tij se kanë qenë besimtarë islam të devotshëm.

-II-

Devotshmëria, çiltëria dhe sinqeriteti janë cilësi që besimtari islam duhet ti ketë si synim, kryesor në jetën e kësaj bote. Rruga drejt këtij virtyti më të larë është e përhershme dhe jo e lehtë, sepse sfidat janë të shumta dhe të llojllojshme, porse tejkalimi i tyre dhe fitorja arrihet vetëm përmes mobilizimit me besim të fortë e stabil, që kultivon një moral të lartë tek besimtari islam. Cilësia e devotshmërisë e cila në Kur’anin fisnik përmendet në më shumë se treqind vende, në forma dhe formulime të ndryshme, është kurora më e bukur që Allahu xhele sha’nuhu ia vesh robit të Tij besimtarë, dhe me të bënë dallimin e krijesës njeri nga të gjitha krijesat tjera.

Devotshmëria paraqet shkallën më të lartë jo vetëm të besimit, por edhe të veprimtarisë praktike në jetën e përditshme, që nënkupton se në të përfshihet brendia dhe forma e jashtme. Nëse shikojmë format dhe formulimet e shprehës devotshmëri, nëpër ajete të kur’anit, vërejmë se devotshmëria detyrimisht duhet të gjendet në adhurime (ibadete), në veprime konkrete, në fjalë, në lëvizje, në gjykime dhe vlerësime, në vetvete, në familje, shoqëri, etj etj. Pra thënë shkurtë devotshmëria kërkohet në çdo lëvizje të njeriut. Vetëm kështu, njeriu arrini që të përfshihet në gradën e më të ndershmëve, që Allahu xhele sha’nuhu thotë: s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që është më i devotshmë (që më tepër është ruajtur nga të këqijat), (el huxhurat:12)  .

-III-

Tani në pjesën e fundit të ajetit, na vjen imperativi kryesori cili është si rezultat e besimit dhe devotshmërisë që përmendet në fillim të ajetit. Imperativi është: ” mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë” që nënkuptojmë na urdhëron që ne si besitmarë islamë, nuk duhet lejuar për asnjë çmim, pavarësisht cili është ai që të vdesim ndryshe, vetëm se si musliman. Në realitet, ky urdhër edhe pse drejtëpërdrejtë përmend vdekjen, në mënyrë alegorike jep të kuptohet se është për qëllim jeta e jo vdekja. Pra nga ky ajet nënkuptohet se nuk duhet të jetojmë ndryshe vetëm se si musliman. Këtu ndoshta dikush pretendon se është mesazh i kuptuar gabimisht, por e vërteta është se kutu fshehet sekreti dhe madhështia e Kur’ani Kerimit, si fjalë e Allahut xhele sha’nuhu.

Ne tërësisht e dimë se as jeta e as vdekja nuk është në dorën tonë, sepse ne as që kemi përcaktuar fillimin tonë e as që do të mud të përcaktojmë fundin tonë. Sikur jeta dhe vdekja do të ishin në dorën tonë, atëherë ne do të kishim vendosur se kur të vdesim dhe si të vdesim, por meqë kjo është absurd, atëherë nënshtrimi është i domosdoshëm. Të nënshtruar do të jenë të gjithë njerëzit si besimtarët ashtu edhe pabesimtarët, bile të gjitha krijesat, por ajo që na dallon neve si besimtarë islam nga ata që nuk i besojnë Fuqisë absolute, është se ne i nënshtrohemi urdhrit të Allahut xhele sha’nuhu me dëshirë, me vullne dhe me dashuri ndaj Krijuesit tono, e kjo është shkalla e lartë e devotshmërisë, kurese pabesimtarët edhe ata do ti nënshtrohen por të imponuar dhe të poshtruar. Nëse nuk është kështu, atëherë le ta dëshmojnë të kundërtën, mos ti nënshtrohet urdhrit të Allahut Fuqiplotë që të lindin kur don Ai, por le të lindin kur të duan ata dhe të mos vdesin kur të don Ai, por le të ngelin të përhershëm!!

Pra edhe jeta edhe vdekja janë në dorën e Allahut Fuqiplotë, kurse ne jemi të detyruar që zbatojmë urdhrat e Tij, në jetën e kësaj bote për të fituar jetën e botës tjetër.

Pra Të mos vdiset ndryshe vetëm si musliman, nënkupton të jetosh si musliman, sepse që të vdesësh si musliman donë të thotë të jetosh si musliman sepse vdekja është e befasishme dhe nuk dihet momenti i vdekjes. Është normali që ai që shkonë në xhami të vdesë në xhami, në namaz, ai që agjëron është kejt normale të vdesë agjërueshëm, por edhe pijaneci është normal të vdesë nën ndikim të alkoolit. Nuk është e mudur që muslimanë të vdesë nën ndikim të alkoolit sepse ai nuk jeton me të. Pra është krejt normale që njeriu të vdesë me punët e përditshme me të cilat merret. Nëse merret me punë ndyta, me punë të ndaluara do të vdesë bashkë me to, e nëse merret me çështje të lejuara, me punë të mira e të bereqetshme do të vdesë me ta. Pra, thënë shkurt e qartë, nëse jeton si rezil tërë jetën do të vdesë si rezil, dhe parra Allahut xhele sha’nuhu. do të ringjallet si rezil, e nëse jeton si besimtarë i devotshëm, do të vdesë si i tillë, dhe para Allaahut do rëngjallet bashkë me devotshmërinë e tij. Pejgamberi Alejhi Selam thoshte: “Çdo njeri ditën e kiametit do të riongjallet ashtu si ka vdekur (në atë gjendje, si besimtar apo pabesimtar).(Muslimi). Andaj imperativi që të vdesim si musliman, nënkuptonë që të jetojmë si musliman./jusufzimeri.com/

Categories

Archives