Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Te ushqyerit e pacientit



Te ushqyerit e pacientit

ushqimet
Imam Tirmidhi ne vepren e vet Xhamiu dhe imam Ibn Maxhxhe ne Sunen-in e tij kane shenuar se Ukbe bin Amir el-Xhuni e ka treguar hadithin ne te cilin i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: ?Pacienteve tuaj mos u jepni te hane e te pine me zor , sepse All-llahu i gjithefuqishem i ushqen dhe u jep pijet e tyre?.70
Disa mjek te njohur kane shenuar qe ky hadith, si nje burim i pashtershem, i shfrytezon urtesite e Zotit qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka thene me fjale te sakta. Dobite e tij jane te shumefishta dhe ai nenkupton udheheqjen per te gjithe mjeket, po ashtu edhe per te gjithe ata qe kujdesen per pacientet. Ne te vertete kur pacienti nuk e duron nje ushqim ose nuk deshiron te haje apo te pije dicka, kjo do te thote se natyra e tij eshte e zene ne lufte me semundjen dhe ka shenja te humbjes se oreksit, dobesimin e aftesive te tij ose humbjen e funksioneve te lindura te tij. Cilido qofte shkaktari, as ushqimi, as pijet nuk duhet ti jepen pacientit me zor. Kur pacienti te ndieje uri, kjo do te thote se trupi i tij kerkon perberes qe aftesite e tij nuk mund ia ofrojne, ose kjo do te thote se ne sasine e perberesve qe ka pasur e ka absorbuar ose e ka tretur. Duke kerkuar kesi perberes te nevojshem ekstremitetet me te largeta imponohen mbi ato te afertat, duke krijuar nje tension te tille ne lukth, qe me vone rezulton ne kerkimin e ushqimit. Perndryshe, gjate kohes se semundjes, aftesite do te jene te zena me pjekjen, perpunimin dhe eleminimin e substancave te padeshirueshme. Per kete arsye, imponimi i ushqimit ose i pijes ne kete rast do ta zere lukthin e pacientit me tretjen e ushqimit tjeter (te ri) dhe, per kete arsye, do ta pengoje procesin natyror te eleminimit te semundjes. Pasoja te ketilla jane sidomos te fuqishme ne kohen e dobesimit te aftesive te tij ose gjate krizes se semundjes, gje qe mund te shkaktoje komplikime te cilat ndiqen nga djersitja e madhe dhe ulja e temperatures (buhran). Ne te vertete ne keto rrethana pacientit mund ti jepet vetem dieta e ushqimit te domosdoshem, e cila nuk e shqeteson traktin tretes te tij, gje qe do ti ndihmoje per te ruajtur fuqine dhe per ta mposhtur semundjen.
Per kete arsye, ne kohen e krizave te tilla, pacientit mund ti jepen perberes te domosdoshem per forcim sic jane lengu i nimfes aromatike (Nymphaea odorata), leng molle, shurup trendafili ne mase te caktuar. Sa i perket shujtave, mund ti jepet nje supe e pergatitur mire me mish zogu. Per ta freskuar shpirtin e tij, pacienti, nder te tjera, kerkon mjedis me arome te kendshme, ti japin kurajo te tjeret dhe te degjoje vetem lajme te mira, sepse mjeku i vertete eshte sherbetor dhe bamires i natyres, e jo kundershtar i saj.
Individi duhet te dije se gjaku i shendoshe permban perberes te nevojshem dhe substanca te domosdoshme per ndertimin e qelizave ne trup, derisa sekrecioni eshte gjak i pazhvilluar. Kur ka depertime te sekrecionit ne trup, natyra do te ndihmoje qe ky sekrecion te piqet mire dhe do ta shnderroje ne gjak ne menyre qe per nje kohe te plotesoje nevojat e trupit. Ne te vertete natyra eshte fuqi qe All-llahu e ka autorizuar me urdher per te rregulluar funksionet e trupit dhe per te ruajtur shendetin e njeriut gjate kohes sa jeton ai.
Pacienti nuk ka nevoje te ushqehet me force, pervec ne rastet kur nuk eshte ne gjendje te vetedijshme ose eshte i marre. Ne kete kuptim eshte nje hadith: Mos ua impononi ushqimin ose pijet pacienteve tuaj, sepse All-llahu i gjithefuqishem i ushqen dhe u jep te pine?, qe perputhet me gjendjen e pergjithshme fizike dhe nuk devijon nga ligji natyror. Rendesia e hadithit te siperpermendur eshte qe pacienti mund te jetoje disa dite pa marre as ushqim, as pije, d.m.th. ajo eshte nje gjendje kur personi i shendoshe nuk do te mund ta duronte pa dobesimin e gjendjes se tij. Hadithi i te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., …sepse All-llahu i gjithefuqishem i ushqen dhe u jep te pineâ€?, shpreh kuptimin subtil te cilin mund ta kuptojne vetem mjeket qe i kushtojne kujdes gjendjes se vertete te zemres dhe anes shpirterore. Ne rastin e tyre, ata mund ta njohin funksionin e trupit dhe te shpirtit, dhe rolin natyror interaktiv ne te. Per kete shkak, duke bere aluzion ne ate, vetem mund te themi se kur mendja e dikujt eshte e pushtuar nga mendimi per ate qe deshiron ose kunder saj, ose kur eshte e shqetesuar ose e frikesuar, mund ta hedhe ushqimin ose ujin dhe nuk eshte e thene qe do te ndieje uri, etje, ftohesi ose nxehtesi. Ne vend te kesaj, ndijimet e tij jane preokupuar dhe perpiqen deri ne ate shkalle saqe ai edhe mund te mos e ndieje goditjen, prerjen ose ndonje dhembje tjeter. Eshte e sigurt se secili prej nesh e ka provuar ne vete nje shkalle te tille te harrimit, nje grumbullim te tille te ideve imagjinative dhe te mposhtjes se dhembjes, urise dhe etjes. Kur mendimet jane te mira (pozitive) , ato i zevendesojne substancat ushqyese, kurse trupi ngopet dhe freskohet, ndersa rriten forcat e tij. Gjaku do te qarkulloje pa pengesa ne zemer dhe kjo do te shfaqet dhe verehet si nje shkelqim ne fytyren e tij, sepse kenaqesia e freskon gjakun, e shpejton qarkullimin e tij neper arterie dhe e shuan etjen. Ne kete rast, kenaqesia behet perberes primar i trupit, ndersa trupi do te deshironte nje perjetim te tille dhe do te mbahej perkohesisht me te dhe kjo do ti sherbeje si zevendesim i ushqimit konvencional.









Categories

Archives