Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të shohësh të vërtetën

Të shohësh të vërtetën

Shkenca e shekullit të XX-të na ka treguar shumë argumente bindëse, të cilat argumentojnë krijimin e universit nga Allahu. Nocioni “Parim Human” (Anthropic Principle) tregon se në këtë sistem nuk ka vend për rastësinë dhe se çdo detaj i universit është i programuar posaçërisht për njeriun.

Ana interesante është se një pjesë e madhe e shkencëtarëve, të cilët me anë të zbulimeve arritën në konkluzionin se “universi nuk mund të komentohet nëpërmjet rastësisë” por që faktikisht për shkak të pikëpamjeve të tyre materia-liste, nuk ishte ky rezultati që kërkonin. Asnjë prej shkencëtarëve si Pol Devis, Arno Penzias, Fredi Hoil, Roxher Penrouz, prej të cilëve shkëputëm thënie të ndryshme, nuk kanë qenë fetarë. Duke bërë kërkime nuk kanë synuar të gjejnë argumente mbi ekzistencën e Zotit. Por të gjithë, edhe pse nuk e dëshironin një gjë të tillë arritën në përfundimin se i vetmi shpjegim për universin është ky projektim madhështor i vetëdijshëm.

Astronomi amerikan Xhorxh Grinshtajn në librin e tij “The Symbiotic Universe (Universi Simbiotik)”, këtë gjë na e rrëfen kështu:

“Si mund të jetë e mundur kjo (projektimi i ligjeve të fizikës posaçërisht për jetën)? Tek analizojmë argumentet, përballemi me këmbëngulje me një fakt të rëndësishëm: duhet që të ketë hyrë në kontakt një inteligjencë e mbinatyrshme. Vallë për një çast edhe pse nuk patëm një qëllim të tillë po ballafaqohemi me argumente shkencore mbi praninë e një “Ekzistence Hyjnore”?

Grinshtajn, i cili është një ateist, pyetjes të cilën e filloi me “vallë” po mundohet t’i shmanget realitetit sikur nuk e vë re atë. Por shumë shkencëtarë të tjerë, të cilët nuk i afrohen me paragjykime çështjes, e pohojnë me zë të lartë se universi është i krijuar posaçërisht nga ana e Zotit për jetën e njeriut. Astrofizikanti amerikan Hjuxh Ros në një shkrim me titull “Projektimi dhe Parimi Human” e përfundon kështu:

“Universin nga mosekzistenca duhet ta ketë krijuar medoemos një Krijues Suprem dhe Inteligjent. Një Krijues duhet ta ketë projektuar planetin Tokë. Dhe përsëri po ky Krijues Suprem dhe Inteligjent duhet ta ketë projektuar jetën”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të falet namazi, përshkrim i shkurtër dhe i qartë (Video)

Kështu që shkenca e argumenton krijimin: Zoti ekziston dhe është krijuesi i çdo qenieje çka shihet dhe nuk shihet përreth. Ai është i vetmi Krijues, Zot i projektimit dhe ekuilibrit në qiej dhe në tokë.

Nga ana tjetër, sot materializmi është hedhur jashtë kufinjve të shkencës dhe tashmë përjetohet si një bestytni. Mbi këtë fakt studiuesi i gjenetikës, amerikani Robert Grifits thotë me humor: “Kur kërkoj për vete një ateist për të diskutuar shkoj gjithmonë në departamentin e filozozofisë. Sepse tani e tutje në departamentin e fizikës nuk del dikush i tillë”.

Duke e përmbledhur, cilindo ligj të fizikës apo ndryshore, do të vërejmë se këto zotërojnë vlera posaçërisht për të mundësuar jetën në tokë. Në lidhje me këtë Pol Devis në paragrafin e fundit të librit të tij me titull “The Cosmic Blueprint (Plani Kozmik)” shpjegon se: “ideologjia e një projektimi vjen sunduese mbi gjithçka”.

Padyshim “projektimi” i universit do të thotë krijim dhe programim nga ana e Zotit. Ekuilibret delikatë në univers janë argumente të qarta mbi artin e epërm krijues të Allahut, të çdo krijese, qoftë e gjallë apo inorganike. Ky përfundim në të cilin arriti shkenca nuk është asgjë tjetër veçse pohimi i së vërtetës të informuar nga Kurani 14 shekuj më parë:

“Vërtet, Zoti juaj, Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është Allahu, Zoti i botëve”. (Araf, 54)

Categories

Archives