Tuesday, 22/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të rrallë janë ata që njohin fuqinë e kësaj bime si ilaç natyror për shëndetin e trupit dhe të mendjes

Të rrallë janë ata që njohin fuqinë e kësaj bime si ilaç natyror për shëndetin e trupit dhe të mendjes

Bëhet fjalë për mështeknën ose të quajturën thupër.
Gjethet e thuprës zakonisht dalin në pranverë. Bima përmban shumë lëndë ushqyese esenciale duke përfshirë vitaminën C, tannoidet, saponinat, rrëshirat, acidet, kalium, magnez, kalcium dhe një shumëllojshmëri e vajrave thelbësore që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm. Sipas studimeve, vaji i thuprës mund t’ju ndihmojë të merrni frymë më lehtë, dhe është shumë efektiv kundër një sërë çrregullimesh të frymëmarrjes.

Pirja e thuprës si çaj mund të ndihmojë gjithashtu. Çaji është një diuretik i fuqishëm natyror që mund të heqë lëngjet e tepërta nga trupi dhe është përdorur gjatë shekujve kundër gurëve të veshkave. Çaji gjithashtu mund të përmirësojë përqendrimin tuaj dhe të rritë kujtesën tuaj. Mund të trajtojë ethe, reumatizëm dhe të ndihmojë në eliminimin e acideve nga trupi.

Do t’ju duhet një lugë gjelle e gjetheve të thata të thuprës dhe një gotë me ujë.
Zieni ujin në një tenxhere, pastaj hidhni gjethet e thuprës në një filxhan dhe lëreni çajin për 5-10 minuta. Pastaj pini një filxhan çaj për të përmirësuar shëndetin dhe të relaksoni mendjen tuaj.

Burimi: Themagicoflife
©gatuajshendetshem/a.c./

Categories

Archives