Friday, 20/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të përgjigjurit në FE pa dije ! ! !

Të përgjigjurit në FE pa dije ! ! !

islamic-sceneryrIftaja është post i rëndësishëm, me të përballët pronari i saj për të sqaruar atë që është e dyshimtë tek masa, për çështjet që kanë të bëjnë me fenë e tyre, i udhëzon drejt rrugës së drejtë, prandaj ky post është shumë i rëndësishëm dhe nuk e drejton atë perveç atij që është kompetent.

Për atë kërkohet nga robërit e Allahut që të kenë frikë Allahun dhe të mos flasin përveçse me dituri dhe shkathtësi, dhe ta mësojnë se vetëm Allahut i takon krijimi dhe urdhërimi, andaj nuk ka Zot që krijon pos Allahut, e as udhëzues për njerëzit pos Tij, e as sheriate pos sheriatit të Allahut. Ai (Allahu) është që urdhëron dhe ndalon nga diçka, Ai është që lejon dhe pëlqen diçka, ka ndaluar Allahu që dikush të lejojë apo të ndalojë diçka me teket-epshet e veta.

Allahu ka thënë: Thuaj: “Ku keni parë ju, ushqimin që ua jep Allahu, njërin e konsideroni të ndaluar e tjetrin të lejuar? Thuaj: “A ju ka lejuar Allahu këtë (gjykim) apo ju shpifni në llogari të  Allahut?” Dhe ç’mendojnë ata, të cilët kundër Allahut shpifin gënjeshtra, në ditën e kijametit? (Junus, 59-60)

Allahu ka thënë: “Dhe më gjuhët tuaja mos flisni të pavërteta, Kjo është e lejuar, kjo është e ndaluar, me qëllim që të përhapni të pavërteta për Allahun. Ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj Allahut nuk do të shpëtojnë. Pak do të kënaqen, por i pret dënim i dhembshëm”. (Nahl, 116-117)

Vërtetë prej krimeve më të mëdha është që njeriu të thotë për diçka kjo është e lejuar (hallall) duke mos e ditur dispozitën e Allahut për atë çështje,  apo të thotë për diçka është e ndaluar (haram) duke mos ditur dispozitën e Allahut për atë çështje, apo të thotë për diçka është vaxhib (detyrë)  e ai nuk e din a është detyrë ajo, apo të thotë për diçka nuk është vaxhib (detyrë) e ai nuk e din që  nuk është detyrë ajo. Ky ështe krim dhe mos edukatë ndaj Allahut.

O rob i Allahut, si ka mundësi ta dish që gjykimi i takon vetëm Allahut, e pastaj merr iniciativën dhe guximin të thuash në fenë dhe sheriatin e Allahut pa dije?

Allahu të folurit pa dije e ka krahasuar me shirkun,  Allahu ka thënë: Thuaj: “Zoti im e ka ndaluar amoralitetin edhe haptazi edhe fshehurazi, mëkatet, shtypjen pa të drejtë, dhe që Allahut t’i bëni shok, për të  cilën gjë nuk ju ka shpallur  kurrfarë argumenti, dhe që për Allahun të flisni atë çka nuk e dini”. (A’raf, 33)

Shumica i japin fetfa njëri-tjetrit  për atë që ata nuk kanë dituri, i gjenë duke thënë kjo është hallall, apo haram, vaxhib, apo jo-vaxhib, e ata për këtë nuk dinë asgjë. A nuk e dinë ata se Allahu do t’i pyes për atë që kanë thënë në ditën e gjykimit.

A nuk  e dinë ata se nëse e humbin-lajthitin një person,  ia lejojnë atij atë që Allahu e ka bërë haram, apo ia ndalojnë atë që Allahu e ka bë hallall, veç ke pohuar mëkatin e tij dhe do të bartësh mekatin e atyre që kanë punuar ata. Kjo si rezultat i asaj që ke dhënë fetfa pa dije.

Disa njerëz nga masa bëjë një krim tjetër, kur shohin dikë që dëshiron të pyes ndonjë dijetar, i thonë: “S’ke nevoj ta pyesësh, kjo është çështje e qartë, kjo është haram edhe pse në realitet ajo është hallall, d.m.th ia bën haram atij atë që Allahu e ka lejuar.” Apo i thotë: “Kjo është vaxhib dhe e detyron me atë që Allahu nuk e ka detyruar, apo i thotë: “Kjo  nuk është vaxhib, e në realitet ajo është vaxhib në sheriatin e Allahut  dhe me këtë ai anulon atë që e ka bërë vaxhib Allahu.” Apo thotë: “Kjo është hallall e në realitet ajo është haram, ky është një  krim të cilin ai e bën ndaj sheriatit të Allahut, dhe njëherit llogaritet  tradhëti ndaj vëllaut të tij që iu është përgjigjur pa dituri”.

A keni parë, nëse një person pyet për një rrugë prej rrugëve të qytetit, dhe ti i thua rruga është këndej duke mos e ditur atë, a thua këtë njerëzit  nuk e llogarisin  si tradhëti prej teje?

Atëherë si flet për rrugën e Xhennetit, kur ajo është sheriati të cilin e ka zbritur Allahu dhe ti për atë (sheriatin) nuk din asgjë?!

Disa prej të shkolluarve bien në atë që bien shumica e masës nga guximi që kanë mbi sheriatin, në lejim, ndalim, obligim, ku flasin për atë që ata nuk dinë, përgjithësojnë dhe detajizojnë në sheriat, përderisa ata janë nga më injorantët në dispozitat e Allahut, nëse dëgjon ndonjërin prej tyre duke folur mendon se atij është duke i zbritur shpallja, në atë që thotë me aq vendosshmëri  dhe maturi. S’ka mundësi të flasë diçka e të thotë se nuk e di, edhe pse  mos dituria tek ai është hak-e vërtetë dhe e përhershme, megjithatë këmbëngul duke u mbështetur në injorancën e tij se ai është alim-dijetar dhe në këtë mënyrë i bën keq masës, sepse ka mundësi që masa t’i besoj fjalëve të tij dhe të mashtrohen.

Ah, sikur ata njerëz të ndaleshin dhe t’i atribohen vetëm atyre, por i sheh që atë ia mveshin islamit dhe thonë se Islami thotë kështu, islami e sheh kështu. Dhe kjo nuk lejohet perveç nëse  thënësi e din se ajo është prej fesë islame, e kjo nuk mund të arrihet perveçse me librin e Allahut-Kur’anin dhe sunnetin e Muhamedit, alejhi selam, apo konsensusin e muslimanëve.

Disa njerëz nga guximi,  mos devocioni,  mos turpi nga Allahu dhe frikës ndaj Tij, për haramin e qartë thonë nuk mendoj se kjo është haram, apo për një gjë që është vaxhib i qartë, thonë nuk mendoj se kjo është vaxhib, kjo vjen nga ata si rezultat i injorancës së tyre, inatit, mendjemadhësisë,  apo futjes së dyshimit tek robërit e Allahut për fenë e Allahut.

Vëllezër të nderuar, prej imanit, mendjes së shëndoshë, devocionit dhe madhërimit të Allahut është që njeriu të thotë për atë që nuk e dinë, “nuk e di”, pyete dikend tjetër. Kjo është nga mendja e plotë, e kur njerëzit shohin verifikimin e tij, i besojnë pastaj, kështu njeriu e din peshën e tij dhe e vendon atë në vendin e vet, dhe kjo është nga imani i plotë dhe devocioni në Allahun, kështuqë nuk nxiton të flet për Allahun, e as  për fenë e Tij pa dije.

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, edhe pse ishte njeriu më i ditur për fenë e Allahut, kur pyetej për diçka që nuk kishte ardhur shpallja, priste derisa atij t’i vinte shpallja dhe Allahu të përgjigjej për atë që është pyetur i dërguari i Tij. Kur të pyesin çka u lejohet, Thuaj: “ju lejohen ushqimet e mira…” (Maide, 4)

Pastaj, Dhe të pyesin për Dhulkarnejnin, thuaj: “Për këtë do t’iu rrëfej disa lajme”. (Kehf, 83)

Pastaj, Të pyesin për ditën e kijametit kur do të ndodhë. Thuaj:” Atë e din vetëm Zoti im, Ai do ta zbuloj kohën e tij…” (A’raf, 187)

Shokëve të ndershëm të Muhammedit, alejhi selam, kur u shtrohej ndonjë pyetje për të cilën nuk e dinin dispozitën e Allahut, frikoheshin dhe ndaleshin.

Ky është Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur më të, i cili thotë: “Cili qiell më mbulon dhe cila tokë më mbanë nëse them për librin e Allahut pa dituri.

Ky është Omeri Allahu, qoftë i kënaqur me të, kur i ndodhte ndonjë telashe i mblidhte sahabët dhe i konsultonte. Ibn Sirini ka thënë: “As kush nuk ka qenë më i ndrojtur për atë që nuk e din, se sa Ebu Bekri, dhe pas Ebu Bekrit askush nuk ka qenë më i ndrojtur për atë që nuk e dinë se sa Omeri, Allahu qofte i kënaqur me ta.

Ibn Mes’udi, Allahu qofte i kënaqur me të, ka thënë: “O ju njerëz, kush pyetet për atë që e din le të flase, ndërsa ai që nuk ka dituri le të thotë: “Allahu e din më mirë, sepse prej diturisë është të thotë për atë që nuk e di “Allahu e dine me mire”.

Imam Shabiu, Allahu e mëshiroftë, është pyetur për një çështje të fesë dhe ka thënë: Nuk e di mirë.

Shokët e tij i kanë thënë: të turpëruam; i ka thënë Imam Shabiu: “por melaiket e Allahut nuk janë trupëruar kur kanë thënë: “Ne nuk dimë perveç asaj që na ke mësuar Ti…”  (Bekare, 32)

Ka shembuj të ndryshëm në dhënjen e fetfave pa dituri, prej tyre p.sh: “Nëse i sëmuri ka bërë pis rrobat e tij me ndytësirë dhe nuk ka mundësi t’i pastrojë ato, i jepet fetfaja se ai nuk duhet të falet derisa t’i pastroj, kjo fetfa është gënjeshtër, gabim dhe e kotë. Sepse i sëmuri falet edhe nëse i ka rrobat e pista, bile edhe nëse  trupi i tij është i pist me ndytësirë dhe s’ka mundësi ta pastrojë atë, prap duhet të falet, Allahu ka thënë: “Prandaj, frikojuni Allahut sa të mundeni…” (Tegabun, 16)

I sëmuri falet sipas gjendjes dhe  mundësisë së tij, falet në këmbë, nëse nuk mundet atëherë shtrirë, nëse nuk mundet atëherë në ije duke bërë shenjë me kokën e tij nëse mundet, nëse nuk mundet bënë shenjë me sytë e tij sipas disa dijetarëve, e nëse nuk mundet as këtë dhe ai ka vetëdije – atëherë le të bëjë nijet veprimin me zemër, ndërsa fjalën le ta thotë me gjuhën e tij, p.sh: thotë Allahu Ekber, pastaj këndon Fatihan-Elhamin dhe një sure, pastaj thotë: Allahu Ebker dhe e bën nijet se ai është ne ruku, pastaj thotë:  semiAllahu limen hamideh, dhe e bënë nijet se është ngritur nga rukuja, e kështu vazhdon në sexhde dhe veprimet tjera të namazit, e bënë nijet veprën të cilën nuk ka mundësi ta bëjë, e bënë nijet me zemrën e tij dhe nuk e vonon namazin nga koha e tij.

Përshkak të kësaj, fetfa të rrejshme dhe të kotë,  disa musliman vdesin duke mos u falur si pasojë e kësaj fetfaje, dhe sikur ata ta dinin se njeriu i sëmurë falet në cilën do gjendje, do të vdisnin ata (të sëmurit) duke u falur.

Sikur keto mesele-çështje të fesë dhe të ngjajshme me këto që ka shumë, është obligim mbi masën-popullin që ti marrin dispozitat nga dijetarët-hoxhallarët ashtu që të dinë sheriatin e Allahut, dhe  mos të thonë diçka për fenë e Allahut pa dituri.

 

Autor: Shejh Muhamed b. Salih Uthejmin, Allahu e mëshiroftë

 Përktheu dhe përshtati: Valdet Kamberi

Categories

Archives