Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të pagjeturit, plaga që rënkon ende në Gjakovë (VIDEO)


Të pagjeturit, plaga që rënkon ende në Gjakovë (VIDEO)


gjakova pd

Ferid Agani, kryetar i Parisë së Drejtësisë dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë, në një tubim elektoral të mbajtur në Gjakovë, ka kërkuar votën për kandidatët për asamblenë komunale, më në krye bartësin e listës, Bahri Bokshin, duke thënë se të tillët unifikojnë më së miri, vlerat kombëtare, fetare dhe evropiane. Aika kritikuar qeverisjen aktuale në këtë komunë, si dhe mekanizmat tjerë kompetentë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pasi që sipas tij, komuna e Gjakovës, lëngon nga kjo plagë që nga paslufta.

Agani më tej ka premtuar para qindra qytetarëve të Gjakovës se asamblistët e PD-së, në kuvendin komuna, do ta ngrisin zërin e tyre për këtë çështje dhe do të jenë ata që do të iniciojnë ndryshime të qarta në këtë drejtim dhe të korrigjojnë këto gabime që janë bërë deri më sot.

“Me qindra familje edhe sot në Gjakovë përjetojnë dhembjen e të pagjeturve. Çdo ditë përjetojnë ankthin e ndarjes. Ende janë në situatë të kërkimit të më të dashurve të tyre. Është përgjegjësi institucionale shtetërore, që më në fund t’i vihet pikë kësaj traume e cila po vazhdon që 14 vjet. Është borxh i institucioneve lokale dhe shtetërore që nevoja t këtyre familjeve të adresohen në mënyrë të plotë, pa rezervë me prioritetin më të lartë para të gjithë të tjerave, e më pastaj edhe familjeve të dëshmorëve, invalidëve, dhe veteranëve të UCK-së”, ka pohuar ai.

I pari i PD-së, ka shtuar se partia që ai drejton, nuk do të ndalet asnjëherë së insistuari që në themelet e shtet-ndërtimit të vihen dhe theksohen vlerat etike dhe morale, duke konsideruar se një shtet nuk do të shkatërrohet ka zhvillimi i ultë ekonomik, e papunësia, por nga shkatërrimi i vlerave etike, morale, fetare dhe kombëtare.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A do të lejohet nga shtatori bartja e shamisë nëpër shkolla ?

Bahri Bokshi, kryetar i degës së PD-së në Gjakovë dhe njëherësh bartës i listës për asamblenë komunale, ka thënë para elektoratit gjakovarë se Partia e Drejtësisë i ka ofruar qytetarëve të komunës Gjakovës një listë të kandidatëve të veshur me vlera etike, morale dhe profesionale. Të guximshëm të paluhatshëm që të jenë zëri juaj në asamblenë komunale.

“Detyra jonë është që të kontribuojmë në mënyrë individuale dhe kolektive të gjithë qytetarëve të komunës sonë të radhiten në anën e drejtësisë. Mos hezitoni, por insistoni tek familjarët e juaj dhe shoqëria juaj që sa më shumë në numër të dilni për të votuar me tre nëntor dhe t’i votoni më të mirët. Të sjellni ndryshime në komunën tuaj vetëm me drejtësi. Duke votuar ofertën e PD-së dhe vlerat tuaj, ju nuk do të zhgënjeheni”, ka pohuar ai.

Në këtë tubim elektoral, u prezantuan edhe 32 kandidatët për asamblenë komunale të Gjakovës.
Partia e Drejtësisë, gjatë ditës së diel ka vizituar edhe fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit, me ç’rast edhe ka themeluar nëndegën e saj. Agani, para banorëve të Krushës së Vogël, ka premtuar se nëse marrin besimin e qytetarëve të Prizrenit, do të investojnë edhe në këtë fshat, duke thënë se ky fshat dhe banorët e saj, janë dëshmia më e mirë se shpresa për një jetë më të mirë asnjëherë nuk duhet shuar.

Categories

Archives