Tuesday, 22/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të mirat shëndetësore të çajit të luleradhiqes

Të mirat shëndetësore të çajit të luleradhiqes

DandelionTea-850x400Luleradhiqja deri disa dekada më parë konsiderohej një barishte, ajo shkulej dhe hidhej. Fatmirësisht, shkencëtarët kanë zbuluar se luleradhiqja është një bimë me veti të shkëlqyera shëruese.

Ka shije të shkëlqyeshme, veçanërisht kur përzihet me mjaltë. Në mjekësinë tradicionale kineze luleradhiqja është pjesë e rëndësishme e ilaçeve të ndryshme.

Pjesët e gjelbra të luleradhiqes mund të përdoren në sallata, ndërsa vetë lulja thahet dhe përdoret për përgatitjen e çajit. Luleradhiqja përmban më shumë karoten se karota dhe është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme.

Diuretike – Luleradhiqja ka veti natyrore diuretike. Ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar. Çaji i luleradhiqes lehtëson problemet e tretjes dhe redukton rrezikun nga gurët në veshka. Ai është gjithashtu i shkëlqyer për urinimin e gurëzve nga veshkat, sepse e bën urinimin më pak të dhimbshëm dhe të pakëndshëm.

Shtypja e gjakut – Shtypjen e lartë të gjakut mund ta rregulloni përmes konsumimit të përditshëm të çajit të luleradhiqes. Përmban komponentë të cilët në një afat të shkurtër mund ta rregullojnë shtypjen e gjakut. Gjithashtu rregullon nivelet e kolesterolit në gjak dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës për shkak se shtypja e lartë e gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.

Mosfunksionimi i mëlçisë – Lodhja kronike mund të jetë simptoma e parë e çrregullimeve në mëlçi. Luleradhiqja përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi. Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i mëlçisë. Çaji nga luleradhiqja mund ta rritë oreksin, por gjithashtu e rregullon tretjen dhe lehtëson problemet me tretje.

Humbja e peshës – Çaji nga luleradhiqja stimulon lehtë sistemin e tretjes dhe përmirëson djegien e kalorive. Urina e njeriut përmban rreth 4 për qind yndyrë. Sa më shumë që urinojmë, nga trupi do të lirohen sasi më të mëdha të yndyrës dhe ujit, dhe ju këtë pas një kohe do ta vëreni në peshore.

Anemia – Luleradhiqja është një burim i mirë i hekurit, vitaminave dhe proteinave. Hekuri është një pjesë e rëndësishme e hemoglobinës, ndërsa vitaminat dhe proteinat janë esenciale për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Luleradhiqja përmban natrium organik, i cili është i shkëlqyeshëm për njerëzit që kanë një nivel shumë të ulët të natriumit në trup.

Kujdesi për lëkurën – Kompresat nga çaji i luleradhiqes qetësojnë irritimet e lëkurës. Ato kanë ndikim antimikrobial dhe antiviral, dhe për këtë arsye janë të shkëlqyeshme për pakësimin e puçrrave në fytyrë, si dhe lehtësimin e pickimeve të insekteve. Ato rregullojnë nivelet e hormoneve, ndërsa lëkurës i japin një shkëlqim natyral dhe butësi. Nuk është e domosdoshme që të vendosni kompresa të çajit të luleradhiqes, mjafton ta pini çajin çdo ditë. Pas disa javësh do ta vëreni reduktimin e puçrrave. Kompresat e çajit të luleradhiqes janë dëshmuar të suksesshme në zbutjen simptomave të psoriazës, si kruajtja dhe qërimi i lëkurës.

Dobitë shëndetësore të luleradhiqes përfshijnë reduktimin e rrezikut nga sëmundjet e mëlçisë, diabetit, çrregullimeve të sistemit urinar, akneve, verdhëzës dhe kancerit

Eshtrat – Luleradhiqja është e pasur me kalcium, i cili është i nevojshëm për zhvillim dhe forcë të eshtrave. Përveç kësaj, përmban edhe antioksidues si vitamina C dhe luteolina, që i mbrojnë eshtrat nga dëmtimet dhe dobësimi, që krijohet me kalimin e viteve.

Mëlçia – Derisa antioksiduesit, vitamina C dhe luteolina e mirëmbajnë funksinin e mëlçisë dhe e mbrojnë nga plakja, dyzimet e tjera në luleradhiqe mund të ndihmojnë në shërimin ë gjakderdhjes.

Diabeti – Lëngu nga luleradhiqja mund t’u ndihmojë të sëmurëve nga diabeti, sepse e stimulon prodhimin e insulinës nga pankreasi dhe me këtë e mban të ulët nivelin e sheqerit ne gjak. Duke pasur parasysh që luleradhiqja është një diuretik natyral, ajo e nxit urinimin te të sëmurët nga diabeti, gjë që ndihmon në largimin e sheqerit të tepërt nga organizmi. Të sëmurët nga diabeti gjithashtu janë të ndjeshëm ndaj problemeve me veshkat, kështu që karakteristikat diuretike të saj mund të ndihmojnë edhe në largimin e sheqerit të mbledhur në veshka përmes urinimit të shpeshtë.

Aknet – Lëngu nga luleradhiqja mund të ndihmojë në sekretimin e rregullt të hormoneve, nxit djersitjen dhe i zgjeron poret. Të gjitha këto ndihmojnë në mënjanimin e helmeve përmes djersitjes dhe urinës. Nëse aplikohet direkt në zonat me akne, mund ta parandalojë infektimin mikrobiologjik. Përveç kësaj, mund ta shpejtojë procesin e rritjes së qelizave, për shkak të vitaminës C që e përmban. Kështu që vragat dhe inflamacionet e kuqe, që paraqiten gjatë trajtimit të akneve, do të jenë më pak të dukshme.

Kanceri – Luleradhiqja përmban sasi të mëdha të antioksiduesve që reduktojë radikalet e lira, të cilat e shkaktojnë kancerin. Gjithashtu e detoksikon organizmin, gjë që mbron më shumë nga zhvillimi i tumoreve dhe llojeve të ndryshme të kancerit. Luteolina në fakt i shkatërron përbërësit e rëndësishëm të qelizave të kancerit, kur lidhet për to, si dhe i bën joefikase dhe nuk mund të riprodhohen. Veçanërisht është e suksesshme në luftën kundër kancerit të prostatës, shkruan Kosova Sot.

Verdhëza – Verdhëza është çrregullim i mëlçisë, në të cilën organi fillon që të sekretojë tepër vrer, i cili në fund hyn në qarkull të gjakut dhe e dëmton metabolizmin, teprica e vrerit reflektohet përmes ngjyrës së verdhë të lëkurës dhe syve. Trajtimi i verdhzës përfshin tre hapa kryesorë. I pari, nevojitet që të reduktohet prodhimi i vrerit. I dyti, duhet të largohet teprica e vrerit nga organizmi. I treti, duhet të luftohet infektimi themelor virusal. Luleradhiqja është shumë efikase. E përmirëson shëndetin e mëlçisë dhe e rregullon prodhimin e vrerit. Pasi që është diuretik natyral, e nxit urinimin, me të cilin largohet teprica e vrerit. Duke pasur parasysh se është antioksidues i fortë lufton edhe kundër infektimeve virusale.

Categories

Archives