Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të menduarit në dobinë e lënies së mëkateve

Të menduarit në dobinë e lënies së mëkateve

te menduarit

Sa herë që dëshiron të veprosh ndonjë të ndaluar, ose t’i afrohesh sherrit, mendo se nëse përpiqesh në largimin prej saj, dhe nuk iu afrohesh shkaqeve, do të forcohet zemra, do të gjesh rehati trupore, zgjerim të gjoksit, do të pakësohen brengat, mërzia, do të përmirësohet gjendja e jetesës, do të arrish dashurinë e njerëzve, do të vijë rizku nga se kujton, do të lehtësohet bindja ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, do të lehtësohet dija…etj

Të menduarit në pasojën që sjellin mëkatet

Sa herë që synon veprimin e diçkaje që është e ndaluar, përkujtoja vetvetes se nëse e vepron këtë haram do të privohesh prej dijes dhe riskut, do të ndiesh vetminë në zemrën tënde, mëkatet pasojnë mëkatet, dhe veprimi i mëkateve vështirëson çështjet tua: nxin fytyrën, mëkatet dobësojnë trupin, të largojnë nga bindja, ta shkurtojnë jetën, largojnë bereqetin, nxijnë zemrën dhe e ngushtojnë atë, i sjellin asaj mërzi, dhimbje dhe ngushti, e dobësojnë atë në luftimin e armikut.

Mëkatet prishin mendjen e njeriut, forcojnë dëshirën për mëkate, dobësojnë dëshirën për pendim, të kaplon mallkimi, të privojnë prej lutjes së të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, besimtarëve, melaqeve. Bëje të ditur se mëkatet shuajnë xhelozinë nga zemra jote, largojnë turpin, e dobësojnë zemrën tënde madhështinë e Allahut, bëjnë që Allahu të harrojë ty, të fusin trishtim në zemrën tënde, largojnë sigurinë prej saj. Mendoje këtë para se të veprosh atë çfarë e ka ndaluar Allahu i Lartësuar!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Bestytnitë
Tags:

Categories

Archives