Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Te Mbreti


Te Mbreti


qabja arafati
Te Mbreti
Muhamed Hasan
Tregon dijetari i njohur Muhamed Hasani se një herë ishte ftuar të mbante një ligjërim në Meke. Para se të fillonte ligjërimin i ishte afruar një njëri i thjesht, i pa njohur.
Kishte kërkuar prej tij duke iu betuar që të mos e fillonte ligjërimin përderisa nuk e dëgjon fjalimin e tij.
Muahmed Hasani e kishte ftuar që të dilte para të pranishmëve dhe të thoshte atë që kishte për të thënë.
Burri doli dhe e fillojë fjalimin e tij duke treguar se si kishte udhëtuar për në Britani, Amerikë dhe Francë në kërkim të shërimit por që fatkeqësisht Allahu xh,sh nuk i kishte caktuar shërim.
Fjalimin e tij e vazhdoi ”Një ditë prej ditësh isha duke shikuar televizionin dhe rastësisht hasa në transmetimin e drejtpërdrejtë të namazit nga Meke-ja e bekuar. Fillova të qaja dhe pastaj kërkova nga bijtë e mi që të më dërgonin tek shtëpia e Mbretit. Djemtë ishin stepur nga kërkesa, të çuditur më pyetnin se kush është ky?? Në shtëpinë e cilit mbret dëshiroj të shkojë?? Dhe mbi të gjitha ishin të habitur se si unë, një njëri i gjymtë mund të arrijë të hyjë në shtëpinë e ndonjë mbreti, dhe se cili është ai mbret që do të më pranonte”?!.
“Dua të shkoj tek Mbreti i mbretërve, tek Zotëruesi i gjithësisë, tek Ai i cili në dorë ka çdo gjë, dua thjeshtë të shkoj në Umre”, vazhdojë tregimin e tij.
“Umre! E si do të shkosh në Umreh ndërsa ti nuk mund të lëvizësh”!?, pyetnin djemtë.
“Më bëni një rezervim me aeroplan privat dhe shpenzimet mbuloni nga të hollat e mia”.
Çka është me rëndësi, e morën dhe e dërguan në Meke. E futën në xhami. Ndërsa plaku e vazhdonte rrëfimin e tij, “Vallahi o biri im, me futën brenda me anë të kërrigës lëvizëse dhe iu kërkova që të më afronin sa më afër Qabës”.
Pastaj e vazhdoi tregimin e tij duke na rrëfyer se si e kishin afruar djemtë e tij deri afër Qabes dhe se si kishte qëndruar për orë të tëra duke e lutur Allahun xh,sh me vetëm një dua, me vetëm një lutje dhe këtë për arsye se nuk dinte më shumë, kjo për arsye të injorancës së tij ndaj Fesë.
” Me orë të tëra qëndrova pran Qabes dhe e lutja Allahun xh,sh me të vetmen lutje, duke i thënë: Unë nuk dal nga këtu o Allah, vetëm se duke ecur në këmbët e mia apo duke më bartur për në varreza”!!. Këtë dua, dhe vetëm këtë dua e përsëritja, mandej fillova të bërtisja duke e përsëritur vetëm këtë dua, vazhdonte rrëfimin e tij.
Kështu kishte vazhduar derisa ishte lodhur, derisa truri i tij kishte pësuar krizë nervore dhe për këtë e kishte zënë gjumi, gjatë kohës sa po kotej në gjumë kishte parë ëndërr. Kishte parë ëndërr se si po e thërrisnin në telefon dhe po i kërkonin që të ngrihej dhe të ecte.
”Pash ëndërr se dikush më thirri në telefon dhe më tha: Ngrihu dhe ec, ngrihu dhe ec, ngrihu sepse ti mund të ecësh…”, e vazhdonte ndodhin e tij, ” Kur për herë të tret e tha këtë u zgjova, u zgjova dhe pash se unë kisha fjetur dhe kisha ëndërruar. U ngrita dhe fillova të ecja. Pas disa hapash mu kujtua që unë isha i paralizuar. Andaj edhe fillova të bërtas dhe të thërras: O Allah, O Mbret, O Zotërues i gjithësisë, O Poseduesi i çdo gjëje, Vallahi nuk kthehet bosh ai i cili kërkon prej Teje”.
Andaj vëllezër le të i kthehemi Allahut xh,sh dhe të i kërkojmë vetëm Atij atë që dëshirojmë, le të na mjaftojë Allahu xh,sh dhe të largohemi nga mbështetja jonë tek njerëzit. Le të jetë fillimi dhe fundi i mbështetjes tonë vetëm tek Allahu xh,sh.

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Korigjimi i renies se flokeve (Foto porosi)
Tags:

Categories

Archives