Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Do të ketë arrestime të reja në Maqedon


Do të ketë arrestime të reja në Maqedon


maqedonia

Maqedonia mund të përfshihet nga një valë e re arrestimesh dhe në opinion të paraqiten skandale të reja përmes të cilave pushteti do të tentoj të mjegullon vërejtjet e raportit të fundit të Komisionit Evropian dhënë Maqedonisë. Kështu shprehen ekspertët për Alsat-M.

Sipas Lidija Dimovës nga Qendra Maqedonase për Edukim Evropian, VMRO-DPMNE e ka patjetër të mjegullojë këtë raport të KE-së pasi kësaj radhe kriteret politike janë vënë në pikëpyetje, në veçanti në pjesën e gjyqësorit.

“Nuk do të habitesha nëse në ndërkohë realizohen arrestime të reja pasi gjithçka duhet të mjegullohet nga epiqendra e asaj që është problem i vërtet e ajo është se Maqedonia ka probleme në shtet, në pjesën e demokracisë, me të drejtat politike dhe kemi problem me emrin për të cilin sigurisht se deri në dhjetor do të duhet të paktën ndonjë zgjidhje të del në sipërfaqe”, deklaroi Dimova.

Ismet Ramadani nga Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë thotë se VMRO-DPMNE-ja është mirë e stërvitur që të inskenojë skenarë të ndryshëm kur ka çështje që nuk i shkojnë në favor siç janë vërejtjet në raportin e progresit të KE-së. /Portalb

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Zeqirija Ibrahimi: Nuk na duan sepse ne e falëm Jacinë para se të vijm këtu në tubim

Categories

Archives