Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të gjitha problemet që trajton uji me mjaltë dhe limon



Të gjitha problemet që trajton uji me mjaltë dhe limon

Nëse dhe ju dëshironi të keni një regjim të shëndetshëm ushiqmor dhe të kujdeseni për veten tuaj, por nuk gjeni kohë Living ka një lajm të mirë ! Mjafton të keni pak minuta çdo mëngjes për këtë pije dhe në mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë ju do të përmirësoni shëndetin tuaj.

Pirja e ujit me mjaltë dhe limon çdo ditë mund t’ju sigurojë përfitimet shëndetësore të mëposhtme:

1. Lëkurë plot jetë
Vitamina C në limon është e nevojshme për të ndërtuar kolagjenin, një ind lidhës i rëndësishëm i cili mban lëkurën tuaj të re dhe plot jetë. Mjalti ka shumë komponime që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës në thellësi. Rezultati: një, çehre e shëndetshme dhe rinore.

2. Ndihmon me tretje
Problemet e tretjes si fryrje, gazra, urth dhe kapsllëk mund të shndërrohen në probleme kronike të cilat rrezikojnë kualitetin e jetës suaj. Një nga mënyrat më të thjeshta për të trajtuar këto probleme është pirja e ujit me mjaltë dhe limon çdo ditë. Limonët janë të pasur me pektin dhe veprojnë si një lloj aparati pastrues për zorrët, duke i inkurajuar të lëvizin në mënyrë që procesi i tretjes të jetë sa më efikas.





3. Zemër më e shëndetshme
Sëmundjet e zemrës janë një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut, por uji me mjaltë dhe limon mund të ndihmojë për të zvogëluar shanset për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Limoni dhe mjalti janë të pasur me kalium, i cili ka treguar që ul nivelet e presionit të gjakut. Gjithashtu antioxidantët dhe anti-inflamatorët ndihmojnë për të mbrojtur muskujt e zemrës nga inflamacioni dhe format e tjera të stresit.

4. Ju ndihmon të humbni peshë
5. Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike
6. Forcon sistemin imunitar
7. Zvogëlon rrezikun e infeksioneve të traktit urinar
8. Detoksifikon (çhelmon) trupin/living.al