Saturday, 17/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të fillosh ҫdo gjë me Bismilah



Të fillosh ҫdo gjë me Bismilah

Të fillosh ҫdo gjë me Bismilah.

Në kuptimin e përgjithshëm, bismilah është përmendja e emrit të Allahut sa here që nisim një punë të hajrit, ndërsa në kuptimin më specifik ka të bëjë me kujtimin e ajetit “Bismilahi Rrahmeni Rrahim”, që do të thotë: “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”. Fjala bismilah quhet edhe “tesmije” që do të thotë “përmendje e Allahut”. Ajeti i parë i zbritur në trajtën “Lexo me emrin e Zotit tënd!” (Alak, 96/1), përfshinë edhe fjalën bismilah; po ashtu, fjala bismilah përmendet edhe në fjalinë e parë të letrës që i solli Profeti Sulejman (alejhi selam), mbretëreshës së Sebesë, ku thuhej: “Letra është nga Sulejmani dhe me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.”





Profeti Muhamed (alejhi selam) ҫdo gjë e ka nisur, filluar me bismilah (Ebu Daud, salat, 121); po ashtu, ka këshilluar edhe umetin e tij që të filloj ҫdo punë me bismilah. Njeriu, pasi e fillon me bismilah ҫdo punë , bën të ditur se shpreson pasqyrimin e emrave Rrahman dhe Rrahim, të Allahut të Lartësuar, se është nevojtarë për ndihmën dhe mirësinë e Tij. Ҫdo punë të lejuar duhet ta fillojmë me fjalën bismilah. Kjo fjalë nuk duhet të thuhet në asnjë fjali, akt ose veprim që është haram, apo në të cilin nuk është e lejuar përmendja e kësaj fjale./xhamiambret/