Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të dy bashkë e kemi varrosur!



Të dy bashkë e kemi varrosur!

Të dy bashkë e kemi varrosur!

Ne vendet arabe kanë një thënje popullore (të dy bashkë e kemi varrosur), por të pakët jana ata që njohin historinë e vërtetë pas kësaj thënje. Tregohet se dy vëllezër kishin një gomar i cili ua lehtësonte shume jetën si dhe e përdornin per transportin e mallrave nga një fshat në tjetrin. Aq shumë e donin gomarin e tyre sa e bënë si vëllanë e tyre, hanin së bashku flinin prane tij dhe në emër të dashurisë për të i dhane emrin Ebu Sabri (babai i durimit). Një ditë prej ditësh, gjatë një udhëtimi në shkretëtirë, gomari bie në tokë i ngordhur. Aq rëndë hidhërohen vëllezërit për gomarin sa e varrosin siç duhet dhe më pas ulen duke qarë mbi varrin e tij me pikëllim. C’do kalimtar qe kalonte aty prane dhe shikonte vajin e vëllezërve e kapte trishtimi dhe i pyeste ata për emrin e të ndjerit dhe ata i pergjigjeshin se ishte i ndjeri Abu Sabri i cili u kish sjelle plot të mira e begati dhe i kishte ndihmuar ata për plotësimin e nevojave të tyre, lehtësimin e peshave dhe në afrimin me farefisin. Duke e imagjinuar Ebu Sabrin si ndonjë Shejh të nderuar apo rob të mirë, kalimtarët i bashkoheshin vellezerve në vajin e tyre dhe nganjëherë disa u dhuronin vëllezerve para. Pas disa ditësh vëllezërit ngritën një tendë mbi varrin e tij. Me shtimin e donacioneve tashmë vëllezërit e kishin zevendesuar tendën me nje ndërtesë. Ndërsa njerëzit vizitonin varrin dhe lexonin El-Fatiha mbi shpirtin e njeriut te mirë, Sheihun e ndjerë Abu Sabri, duke e kthyer varrin e tij në një vend pelegrinazhi për njerëzit nga vende të ndryshme. Njerëzit filluan të flasin për mrekullitë e ketij vendi të shenjtë, se si ai largonte magjinë, u hapte fatin nuseve të pamartuarara, largonte varfërinë dhe shëronte të sëmurët. Për zgjidhjen e të gjitha këtyre probleme atje shkonin vizitorë dhe jepnin donacione me shpresën se veliu do ti plotësonte deshirat e tyre. Kështu u pasuruan vëllezërit nga mbledhja e parave të dhuruara nga populli sylesh dhe filluan të ndanin pasurinë mes tyre. Një ditë vëllezërit u zunë për mënyrën se si u ndanë paratë dhe njëri prej tyre u zemërua aq shumë sa duke u dridhur tha:
– Për Zotin, unë do t’i lutem Sheikh Ebu Sabrit (duke treguar në drejtim të varrit) që të marrë hak ndaj teje duke shfryrë zemërimin e tij dhe të më kthejë të drejtën time.
Vëllai tjetër qeshi dhe tha:
– Cilin Sheih o vëlla? A e harrove Gomarin? Të dy bashkë e kemi varrosur!!

Nga Fisnik Kodra