Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TË DUA… NUK ËSHTË VETËM FJALË

TË DUA… NUK ËSHTË VETËM FJALË

Thotë Allahu në Kur’an: Ne nuk kemi lënë në Libër pas dore asgjë.[1]

Është vërtetuar se Pejgamberi (sala Allahu alejhi ue sel-lem) thotë: Jam begatuar me dashuri ndaj saj.[2]
Sa fjalë e mirë dhe sa qëllimi i bukur, kur të jetë për Allahun, me Allahun dhe prej Allahut.
Dashuria është uji i jetës dhe ushqimi i shpirtit…
Me dashuri, adhurohet Allahu dhe me të pasohen gjurmët e të Dërguarit të Tij (sala Allahu alejhi ue sel-lem)…
Me dashuri, sahabet i bartën shpatat dhe Halidi udhëhoqi ushtritë dhe me të ata derdhën gjakun e tyre në rrugë të Allahut, me kënaqësi dhe qetësi…
Me të Bilali duroi nxehtësinë e shkretëtirës…
Andaj, dashuria nuk është vetëm fjalë që thuhet, mesazh që shkruhet apo këngë që këndohet… Por, është pasim, bindje, dhënie dhe sakrificë… Nëse nuk e jep atë për lumturinë tënde, nuk e shton për avancimin e familjes tënde me qëllim të kënaqjes gjatë jetës, atëherë kur do ta shfrytëzosh?! Atëherë do të pendohesh për të, mirëpo nuk do ta gjesh.

Muhena Neim Nexhm
Përktheu: Ali Ashani

[1] El-En’am, 38 [2] Muslimi (2435)

Një shkrim tjetër i dobishëm  KE MUNDËSI TA SHPËRBLESH NËNËN TËNDE?!

Categories

Archives