Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TË DREJTAT E FËMIJËVE

TË DREJTAT E FËMIJËVE

femija

• TË DREJTAT E FËMIJËVE• ..(52)

 

Fëmijët janë një begati e madhe prej Allahut (subhanehu ve teala). Kjo mirësi bëhet akoma më e qenësishme nëse prindërit i respektojnë të drejtat dhe i kryejnë ashtu siç duhet detyrimet që kanë ndaj fëmijëve të tyre. Dëshmitë nga Kurani dhe Suneti sqarojnë metodën më të përkryer dhe rrugën më të zgjedhur që duhet të ndiqet për edukimin e fëmijëve.

 

Allahu për një nga të Dërguarit e Tij ka thënë: “Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet duke thënë: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë, se Ti me të vërtetë je Dëgjues i lutjes.” (Ali Imran: 38). Gjithashtu Allahu (subhanehu ve teala) për njerëzit e Tij të zgjedhur ka thënë: “Dhe ata që thonë: “O Zoti ynë dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarë tanë, të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe bëna shembull për të devotshmit!” (El-Furkan: 74).

 

Fëmijët dhe pasardhësit kur janë të mirë, bëhen kënaqësia e syve, sjellin gëzim e hare dhe zemrat gjejnë prehje. Prindërit duhet të kujdesen për fëmijët duke kryer të gjitha detyrat që kanë ndaj tyre në atë formë që e kënaq Allahun (subhanehu ve teala). Dijetarët i kanë ndarë të drejtat e fëmijëve në dy grupe. Në grupin e parë futen të drejtat që i paraprijnë ardhjes në jetë të fëmijës ndërsa në të dytin futen të drejtat e tyre pas lindjes.

———————————————————

Pjesë nga libri: “KODI I FAMILJES”

Autor: Muhamed el-Muhtar ESH- SHINKITI-

———————————————————

Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..

Një shkrim tjetër i dobishëm  Përkdhele kokën e jetimit

Categories

Archives