Monday, 20/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të dhënit gji foshnjës



Të dhënit gji foshnjës

Të dhënit gji foshnjës
Pas kësaj, nëna duhet të përqendrohet që t’i japë gji foshnjës, deri në moshën kur i
ndërpritet gjiri.
Qumështi natyral i nënës ka një ndikim tepër të madh në shëndetin dhe edukimin e një
fëmije. Allahu instrukton nënat t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vite të plota. Kjo është për
ata që dëshirojnë ta plotësojnë periudhën e dhënies së gjirit. Allahu ka thënë:
» Nënat t’u japin gji fëmijëve të vet për dy vite – ata [prindër] që dëshirojnë ta
plotësojnë afatin e dhënies së gjirit « [el-Bekare, 233]
Arsyeja për këtë është se foshnja ndjen dhembshurinë/dashurinë e nënës ndërsa
ushqehet nga gjiri i saj dhe ai ka nevojë për këtë.

Mjekësia bashkëkohore ka vërtetuar se ka një përqindje të lartë sëmundjeje e vdekjeje
për fëmijët që janë ushqyer më qumësht të përpunuar gjatë foshnjërisë së tyre. Qumështi
natyral, po ashtu, është dobiprurës për shëndetin e nënës, si për riparimin e mitrës, pas
lindjes, dhe sistemit të tretjes.
Islami e inkurajon dhënien e gjirit, sepse kjo i lejon nënës që jep gji ta ndërpres agjërimin
në ramazan, nëse agjërimi ndikon në gjirin e saj.

Ndoshta, një nga arsyet përse shumë fëmijë nuk janë fort të dhënë pas nënave të tyre
dhe përse ka aq shumë mosbindje ndaj tyre në ditët e sotme, është për shkak të
përdorimit të pakët të qumështit natyral dhe përdorimit të lartë të qumështit të
përpunuar.
Meqë dhënia e gjirit ka një ndikim të tillë në fëmijën, pejgamberi [salallahu alejhi ue
selam] i ka ndaluar muslimanët të angazhojnë një grua budallaqe për t’i dhënë gji
fëmijës.

Ibn Kasim [Allahu e mëshiroftë], kur e ka komentuar këtë hadith në Hashijet-ur-Reud, ka
thënë:”Kjo, sepse dhënia e gjirit ka ndikim në natyrën e individit”. Pastaj ka thënë:”ElKadi
ka përmendur se kushdo që ushqehet me gjirin e një gruaje budallaqe, fëmija do të
dalë budalla; kushdo që ushqehet me gjirin e një gruaje të pasjellshme, kjo do të kalojë
në fëmijën; kushdo që ushqehet nga një kafshë, do të dalë i pandjenja, si kafsha”.





Ibn Kudame [Allahu e mëshiroftë] ka thënë në el-Mugnij:”Është thënë:’Dhënia e gjirit
ndryshon personalitetet'”.
E, si qëndron puna e atyre që ushqehen me formulë qumështi, origjina e së cilës është a
panjohur dhe nuk dihet kush e ka përpunuar?

Marrë nga “Rritja e fëmijëve në dritën e Kur’anit dhe Sunetit” i AbduSelam bin Abdilah es-Sulejman





Categories

Archives