Tuesday, 18/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TË DHËNA TË VËRTETA



TË DHËNA TË VËRTETA

ftesat-590x260

1. Shumica e njerëzve polemizojnë për të provokuar e jo për t’u bindur!

2. Personat që vuajnë nga mangësia në vetëbesim zakonisht përpiqen që të pakësojnë nga vlerat e të tjerëve me qëllim që ata të duken më të mirë se të tjerët!

3. Gjithmonë ka njerëz në jetën tënde ku për to ndjen nevojë të madhe që t’i takosh në katër sy pa mos pasur ndonjë sebep bindës për takim!





4. Shumica e njerëzve nuk i kushtojnë rëndësi gjërave të bukura në jetën e tyre përveçse atëherë kur kalon koha dhe ato humbin!

5. Nuk qortohet njeriu për varfërinë e tij apo për pamjen e shëmtuar të tij, sepse ai në to nuk ka fuqi e as mundësi ndryshimi, mirëpo qortohet për gjuhën e tij të fëlliqur dhe moralin e ligë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU