Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tatuazhi,Islami dhe mjekësia


Tatuazhi,Islami dhe mjekësia


tatuazhi
Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.
Tatuazhi nuk lejohet, madje është nga gjynahet e mëdha.Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- e ka mallkuar atë që bën tatuazh dhe atij që i bëhet dhe se mallkimi nuk është vetëm se për një vepër të ndaluar.

Hadithet janë të shumta për këtë, po përmendim ndër to:
1. Transmeton Ibn Mesud –radi Allahu anhu- se Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: “I mallkoftë Allahu ata të cilët e bëjnë tatuazhin dhe ata të cilët kërkojnë që t’ju bëhet atyre”. Transmetoi Muslimi.
2. Dhe në një transmetim tjetër thotë Ebu Hurejra –radi Allahu anhu- kam dëgjuar Profetin –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- që ka thënë: “Mos ia bëj tatuazhin të tjerëve dhe mos kërko prej të tjerëve që ta bëjnë ty”. Transmetoi Buhariu.
Ky është, gjithashtu, ndryshim i krijesës së Allahut dhe Kurani e ka konsideruar këtë ndryshim prej shpalljes së shejtanit duke humbur pasuesit e tij.
Allahu thotë në Kuran:
“(Shejtani tha): ‘Dhe gjithashtu do t’i urdhëroj të ndryshojnë krijesën e Allahut’.” En-Nisa, 119.
Cilido që bën tatuazh përngjason me jobesimtarët dhe ne jemi të ndaluar t’i përngjasojmë atyre dhe jemi të urdhëruar t’i kundërshtojmë ata.
Ashtu siç ka thënë Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-:
“Kush i përngjason një populli ai është prej tyre”.

Lind pyetja, a janë të rrezikshme tatuazhet në trupin e njeriut dhe çfarë duhet bërë për këtë?

Në fakt specialistët e shëndetit publik theksojnë se nuk ka asnjë ligj që i mbron klientët nga tatuazhet dhe si rrjedhim as kushtet në të cilat bëhen tatuazhet nuk kontrollohen nga institucionet shëndetësore, ndaj janë vetë ata qe duhet të bëjnë kujdes. Nëse intrumentet nuk janë të sterilizuara, mund të bëhen burim infeksionesh.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa keshilla islame lidhur me te folurit e tepert!

“Tatuazhi është trajtim që konsiston në penetrimin e substancave kimike në shtresat intralëkurore, kështu që duhet t’i kushtoni shumë kujdes problematikës dhe karakterit toksikologjik dhe epidemologjik. Tatuazhi mund t’iu shkaktojë alergji, sepse të gjitha ngjyrat kanë përbërës kimikë të ndryshëm, ngjyra e verdhë përmban squfur mërkuri, ndërsa bluja kobalt e me radhë- pohojnë specialistët.

Studimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se gjenden kimikate toksike në bojën e tatuazheve, të cilat janë kancerogjene.
Rreth 45 milionë persona në SHBA kanë të paktën një tatuazh në trupin e tyre dhe shkencëtarët thonë se nuk mund të thonë me siguri nëse ngjyra është e rrezikshme apo jo.“Nuk e dimë përbërjen e ngjyrave që përdoren dhe mund të themi se sa të rrezikshme janë për shëndetin”, thotë Joseph Brawn i universitetit të Bostonit./PK/.

image_pdf

Categories

Archives