Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Taraxacum officinale Web. (luledylli)

Taraxacum officinale Web. (luledylli)

Taraxacum officinale Web. (luledylli)

Është bimë shumëvjeçare, nga kërcelli i së cilës del një lëng i bardhë qumështor. Bimën mund ta gjejmë në gjatësi deri në 40 cm. Rrënjët i ka të trasha dhe boshtore, me ngjyrë të verdhë dhe të kaftë, të futura thellë në dhe. Lulet janë me ngjyrë të verdhë që e arrijnë diametrin deri në 4 cm. Luleshurdha gjethet i ka të çara dhe të radhitura në formë rozete. Kjo bimë lulëzon gjatë tërë vitit, e kryesisht gjatë muajve prill-tetor. Është e përhapur në vende me lagështi, në livadhe, buzë rrugëve, në vende të pasura me materie ushqyese etj.
Gjethet e reja të kësaj binte janë mjaft të pasura me vitaminë C, pastaj me kripën natyrore (28%) e cila i neutralizon thartësirat dhe e bën pastrimin e gjakut, prandaj dhe në shumë vende përdoret si sallatë (Francë, -Holandë). Shumë ekspertë botëror gjethet e kësaj bime i preferojnë (si sallat) sidomos atyre që vuajnë nga anemia (pagjakësia) ngase sipas tyre anemia është pasojë e mungesës së kripërave që ndodhen në gjethet e kësaj bime. U preferohet edhe atyre që përdorin ushqim dietal.

Luleshurdha (e tërë bima) përdoret si pjesë përbërëse e shumë çajeve për prodhimin e ekstrakteve e tinkturave të ndryshme. Është diuretik, tonik dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë. Rrënja e bluar imtë (pasi të thahet) e kësaj bime mund të pihet në vend të kafesë, ka shije të mrekullueshme ndërsa ajo që është më me rëndësi; ndikon pozitivisht te sëmundja e reumatizmit, te gjakderdhjet e ndryshme, te sëmundja nervore, pagjumësia, çrregullimet e shpretkës (lienit), te diabeti (sëmundja e sheqerit). Ndërsa ekstrakti i përgatitur nga rrënja e luleshurdhës përdoret në rastet e çrregullimit të mëlçisë së zezë, rrugëve të tëmblit, për nxitjen e oreksit, për pastrimin e fshikëzës së urinës. Kundër hemorroideve, ekzemave të ndryshme, reumatizmit, sëmundjes së mëlçisë së zezë, çrregullimeve në lukth, gurit në fshikëzën e vrerit (idhëza) etj, përdoret çaji i përgatitur nga bima e thatë.
Indianët e Amerikës Veriore, luleshurdhën e kanë përdorur për çrregullimet e lukthit. Në bazë të disa hulumtimeve shkencore që u kryen në Angli nga Paeri, Rutherfordi, Brauningu dhe Vignali, është vërtetuar se kjo bimë jo vetëm që e forcon lukthin, por shumë mirë ndikon edhe në mëlçi si dhe në tajimin e vrerit. Mjeku dhe shkencëtari francez Leklerk theksonte se të sëmurit nga idhëza që kanë konsumuar çajet, infuzin, etj., të kësaj bime për një kohë të caktuara, gjendjen në fshikëzën e vrerit dhe mëlçi e kanë pasur të rregulluar. Në lëngun e rrënjës dhe gjetheve të kësaj bime ndodhet materia Taraksin e cila ndikon si agjens veprues për tajimin e vrerit. Ndërsa në bimën e thatë ndodhet një materie që ndikon në tajimin më të shpejtë të urinës. Pra për rëndësinë e kësaj bime te sëmundjet e “gurëve” është e tepërt të flitet më shumë

Një shkrim tjetër i dobishëm  Primula veris-officinalis - L. (agulice,lulpranvere)

Categories

Archives