Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Talibanët lirojnë pengjet turq

Talibanët lirojnë pengjet turq

Talibanët kanë thënë se kanë liruar katër pengjet e mbetura turke, të marra muajin e kaluar në lindje të Afganistanit.

“Katër shtetasit turq janë liruar sot, si gjest i vullnetit të mirë dhe gjest humanitar islamik”, kanë thënë talibanët.

Tetë inxhinierë turq janë rrëmbyer, pasi helikopteri tyre është detyruar të bëjë ulje emergjente në provincën Logar të Afganistanit, më 21 prill.

Një përkthyes afgan dhe dy pilotë – njëri nga Rusia, tjetri nga Kirgizia – janë rrëmbyer po ashtu.

Katër pengje turke janë liruar të dielën, ndërsa për përkthyesin afgan dhe dy pilotët nuk është dhënë asnjë informacion. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Papa: Ateistët nuk shkojnë në ferr, Vatikani e kundërshton

Categories

Archives