Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tahiri: Reformë totale Gardës së Republikës, drejtësi për 21 janarin

Tahiri: Reformë totale Gardës së Republikës, drejtësi për 21 janarin

Garda e Republikës pritet ti nënshtohrt një reforme totale. Këtë gjë e konfirmoi sot ministri i brendshëm Sajmir Tahirii cili në një takim me drejtuesit e Gardës u shpreh se kjo reformë do të rrisë efikasitetin e gardës dhe do të garantojë depolitizimin e këtij insttiucioni

tahiri
“Brenda 100 ditëve do të përfundojë reforma totale për Gardën e Republikës, e cila nuk do të jetë më në varësi të Ministrisë së brendshme por në varësi të zinxhirit të përgjegjësisë së drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Kjo reformë do të rrisë efikasitetin e gardës dhe do të garantojë depolitizimin e këtij insttiucioni” tha Tahiri.

Sipas Tahirit shumica e punonjësve të Gardes së Republikes është ndjerë padrejtesisht mbajtese e një barre të rëndë për atë që ndodhi në 21 janar.

“Veprimet e disave renduan mbi efektivët e ndershëm, që i siguroj se garanci për karrierë është vetëm besimi dhe përmbushja e detyrës sipas ligjit. Edhe pse drejtësia nuk është vënë në vend, disa nuk i shmangen dot peshës së fajit. Drejtësi për 21 janarin, sepse ai nuk është ngjarje që arkivohet, gjithçka në kapacitet tim ligjor për të ndihmuar drejtësinë për nxjerrjen e përgjegjësve, te atyre qe vranë, urdhëruan, ndihmuan, fshehën provat dhe penguan drejtësinë”- tha Tahiri.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Armët kimike, Berisha akuza dyshes Rama-Meta

Categories

Archives