Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Do t’a shembnim duke bërë show, na “ngeci në dorë”! (VIDEO)

Do t’a shembnim duke bërë show, na “ngeci në dorë”! (VIDEO)

ndertesa

Edhe njëherë që menduam se do i mburreshim botës se edhe ne si gjithë të tjerët godinat i shembim me tritol, nuk ia arritëm.

Me këtë edhe u vërtetua se ne mirë që nuk dijmë të ndërtojmë, por edhe për të prishur lëmë për të dëshiruar.

Kështu, pritja shumëorëshë për shembjen spektakolare të pallatit “gjigant” 5-katësh përballë Fakultetit Ekonomik ka përfunduar sot pa sukses pasi pas shpërthimit të planifikuar,godina 5-katëshe ka mbetur në këmbë duke u shembur vetëm kati i parë.

Pavarësisht se më vonë Ministria e Brendshme ka njoftuar se gjithçka ka ecur sipas planit dhe se plani parashikonte këputjen e themeleve dhe më pas godina do të prishej në mënyrë mekanike, kjo deklaratë nuk ka bindur opinionin.

Më vonë, godina është shembur në mjete mekanike nga ana e Inspektoriatit të Ndërtimit.

Ndërkohë kanë shpërthyer batuta të shumta në Facebook në lidhje me këtë dështim të shembjes së pallatit, i cili edhe pse nuk u shemb plotësisht arriti me “sukses” të dëmtojë edhe disa lokale përreth. /albeu/

 

 

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Berisha kërcënon Ramën: Mos provoko shqiptarët me Enver Hoxhën

Categories

Archives