Friday, 20/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Syri (mësyshi) e fut burrin në varr dhe e fut devenë në tenxhere

Syri (mësyshi) e fut burrin në varr dhe e fut devenë në tenxhere

Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Syri [mësyshi/dëmi i fuqishëm që shkakton ai] është një realitet [që ndodh në të vërtetë dhe lë pasoja tek uni dhe malli i njeriut]. Nëse diçka do t’i paraprinte kaderit [pra dëmi i mësyshit dhe çdo gjë tjetër ndodhin pashmangshmërisht sipas paracaktimit hyjnor dhe nuk mund të dalin jashtë tij], ai do të qe mësyshi [pra theksohet vërtetësia e dëmit të fuqishëm të tij]; nëse u kërkohet që të laheni [për shkak se keni marrë mësysh dikë], duhet të laheni1; në hadith vjen përmendja e faktit se mësyshi si çdo gjë tjetër ndodh vetëm sipas paracaktimit hyjnor, si kundërpërgjigje ndaj arabëve që pretendonin se syri dëmton vetvetiu.

Po kështu Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Syri (mësyshi) e fut burrin në varr dhe e fut devenë në tenxhere2; pra e godet personin për vdekje dhe përfundon në varr, si dhe e godet devenë aq sa e shpie në prag të ngordhjes dhe për këtë e therrin dhe përfundon e gatuar në tenxhere.

Categories

Archives