Saturday, 22/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Syri i atij që merr mësyshë ndonjëherë shpërthen shikimi sikur shigjetë, i cili, nëse e godet trupin e pa mbrojtur, ndikon në te



Syri i atij që merr mësyshë ndonjëherë shpërthen shikimi sikur shigjetë, i cili, nëse e godet trupin e pa mbrojtur, ndikon në te

Në hadithet e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] mësyshi emërtohet me emrin “el-ajn” (syri). Ibn-Haxheri e definon “se ai është shikim me mahnitje nga ana e personit me natyrë të keqe i përzier me zili nga i cila vjen (shfaqet) dëmi (sëmundja)… Allahu [subhanehu ve teala] ka krijuar fuqi të ndryshme dhe aftësi në trupa dhe shpirtra. Personi i turpshëm reagon në atë mënyrë që kur ta shikosh i skuqet fytyra, njeriu frikacak zverdhet e kështu me rradhë. Për shkak te hdhjes së pandarë të shikimeve dhe këtyre reakcioneve ky veprim (ndikim) i përshkruhet syrit, edhepse në realitet ai është ndikim i shpirtërave që në natyrën e tyre kanë fuqi të ndryshme, aftësi dhe specifika që ndikojnë në persona të tjerë, ndonjëherë vetem me shikimin, pa kurrfare kontakti fizik… Pra, nga syri i atij që merr mësyshë ndonjëherë shpërthen shikimi sikur shigjetë, i cili, nëse e godet trupin e pa mbrojtur, ndikon në te, ose nëse trupi është i imunizuar me dhikër dhe lutje, ia kthen pronarit:.” Abdul-Vehid Bali thotë se dijetarët islamë, siç jane Ibn-Xheuzi, Ibn-Kajimi, Ibn Haxheri, En-Neveviu dhe të tjerë, bëjnë dallim mes zilisë dhe mësyshit.