Thursday, 20/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Synetia

Synetia

synetia

SYNETIA

Ndonëse koha vetvetiu po i qet në shesh parimet e Islamit si domosdoshmëri për funksionimin normal të jetës njerëzore, megjithatë, disa muslimanë me apo pa dashje, kanë ngelur injorantë në raport me fenë e tyre; përveç emrit “mysliman” shumë pak kanë veçori të muslimanit.

 

Sido që të jetë, ne këtu duam ne pika te shkurtra ta ndriçojmë një tradite islame 14 shekullore, rëndësinë e së cilës e zbuluan tek vone jomuslimanet. Është fjala për synetinë([1]), rit, ceremoni dhe datë me rëndësi për jetën e muslimanit.

 

Para se të hyjmë në temë, do të dëshiroja te theksoja se Islami është fe e pastërtisë, fe, në të cilën Krijuesi shpreh qartë se Ai i do të pastërtitë. Thotë Allahu: “Allahu i do ata që pendohen dhe i do ata të pastërtitë”. (Bekare, 222)

 

Pastaj, jo rastësisht, Islami ka caktuar qe pastërtia te jete gjysma e besimit. Ebu Malik El Esh’arijj rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit”. (Muslimi)

 

Jo vetëm kaq, por edhe ritet islame në vete ngërthejnë pastërtinë, qoftë konkrete, si abdesi apo edhe abstrakte, respektivisht shpirtërore, si abdesi( [2]), namazi( [3]), zekati( [4]), agjërimi( [5]), haxhi( [6]), etj.

 

Pra këto ishin ne mënyrë te përgjithshme ndërsa kur jemi tek synetia, qe thamë se është rit me te cilin shquhet kjo fe për me shume se 14 shekuj, puna qëndron më ndryshe. Islami, për hire te rëndësisë qe paraqet ky rit ne jetën fetare dhe shëndetësore te njeriut, synetine e ka dalluar nga ritet tjera higjienike me parime dhe norma shtese, dhe atë duke e konsideruar si:

 

Synetia veçori e pejgamberëve të Allahut. Ja Ibrahimi, alejhi selam, babai i pejgamberëve dhe njeri prej ulul azmit. Tavusi transmeton se Ibni Abbasi ne koment te ajetit: “Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato,”. (Bekare, 124) ka thënë: “Allahu e sprovoi Ibrahimin me pastërti: pesë (gjëra) ne koke dhe pese ne trup. Sa iu përket atyre te trupit ato janë: shkurtimi i mustaqeve, futja e ujit ne goje, futja e ujit ne hunde, misvaku (pastruesja e dhëmbëve) dhe ndarja e flokëve. Ndërsa sa iu përket atyre te trupit ato janë: prerja e thonjve, rruarja e organeve gjenitale, synetia, ndukja e qimeve nënsqetull si dhe pastrimi i vendit te nevojës se madhe dhe te vogël fiziologjike me ujë”.

 

Imam Maliku dhe te tjerët transmetojnë nga Jahja b. Seid se ky kishte dëgjuar Seid b. Musejjibin duke thënë: “Ibrahimi është i pari që u bë synet, i pari qe priti mysafirin, i pari qe rruajti organet gjenitale, i pari qe preu thonjte, i pari qe shkurtoi mustaqet dhe i pari qe u thinj. Kur e pa këtë (te thinjurit) tha: Çka është kjo (o Zoti im)? Tha: Urtësi. Tha: ?? ?? ???? ????? O Zot! Ma shto urtësinë!( [7]) Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Ibrahimi, alejhi selam, është bere synet kur ishte ne oshen 80 vjeçare dhe atë me rrasë guri”.

 

Veçori e lindur tek njeriu. Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Natyrshmëria është (në) pesë (gjëra) ose pesë (gjëra) janë prej natyrshmërisë: synetia, rruarja e organeve gjenitale, ndukja e qimeve te nënsqetullave, prerja e thonjve dhe shkurtimi i mustaqeve”. (Buhariu)( [8])

 

Synetia përveç qe konsiderohet si pastrim nga urina e mbetur ne organin gjenital( [9]), shtim i kënaqësisë seksuale ndërmjet dy gjinive, konsiderohet po ashtu edhe shkak i mbrojtjes së faktorit femër nga sëmundjet gjenitale. Profesori William Bejkers, i cili qëndroi për më tepër se 20 vite duke shërbyer ne tokat arabe si mjek rrëfen e thotë: “Organet gjenitale me te pastra janë ato qe i kam kontrolluar ne Arabinë Saudite”. Ai kishte kontrolluar 30. 000 gra duke marre mostra nga vagjina dhe qafa e mitrës. Te gjitha ato mostra kane treguar se janë te pastra nga gonokoku (gonorrhoea), nga klamidia, nga trikomonasi, nga kërpudhat parazitare dhe nga kanceri i qafës se mitrës. Profesori Bejkers thotë se shkak i një gjendjeje te tille janë dy gjera: “Prostitucioni i rrallë dhe synetimi i meshkujve”( [10]).

 

Dispozita e synetisë

 

Xhumhuri (shumica e dijetareve) mendojnë se është prej syneteve te forta, është prej cilësive te natyrshmërisë se njeriut, te cilat gjinia mashkullore nuk bën t’i braktisë.

 

Një grup tjetër mendojnë se është farz, obligim i prere.

 

Një grup tjetër kane thënë: Synetia është sunnet për meshkujt ndërsa nderim për femrat”.

 

Synetia është prej natyrshmërisë se lindur tek njeriu dhe si e tille është sunnet si për mashkullin po ashtu edhe për femrën( [11]).

 

Disa dijetare, synetine duke përjashtuar pesë cilësitë tjera te hadithit, e kane konsideruar obligim.

 

Ibni Haxheri mendon se dispozita e synetisë do te duhej te ishte ne mes vaxhibit dhe nedbit (sunetit) pra “kërkesë e vërtetuar”.

 

Në lidhje me dispozitën e synetise një shqyrtim të mire e ka dhënë edhe ish Shejhu i Ez’herit: Xhadul Hakk Ali Xhadul Hakk( [12]): “Dijetaret janë pajtuar për legjitimitetin e synetise porse kane polemizuar për dispozitën e tij: a është obligim (vaxhib) apo është synnet (tradite profetike)?

 

Një duhet ditur se synetia si te meshkujt po ashtu edhe tek femrat është prej cilësive te natyrshmërisë së njeriut, në të cilat fton Islami. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “ Natyrshmëria ka pese (cilësi) ose pse gjera janë nga natyrshmëria (e lindur e njeriut): Synetia, rruarja e organeve gjenitale, ndukja e qimeve nënsqetull, shkurtimi i mustaqeve dhe prerja e thonjve”. (Muttefekun alejhi-transmetim unanim)

 

Ibnul Kajjimi transmeton mendimet e dijetareve përkitazi me synetine:

 

Sha’biu, rebiu, Evzaiu, Jahja b. Seid El Ensariu, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi( [13]) mendojnë se është Vaxhib (obligim), madje Maliku aq shume kishte qene i ashpër ne këtë kontekst saqë edhe dëshminë dhe imamllëkun e personit te pa bere synnet nuk e pranonte. Megjithatë, shume juriste kane transmetuar edhe një mendim te kundërt krejtësisht me këtë, se Imam Maliku ka konsideruar se synetia është sunnet e jo vaxhib. Madje El Kadi Ijjadi, jurist malikit, ka thënë se Synetia është sunnet tek malikite sikurse është tek shumica e dijetareve. Këtu duhet sqaruar se edhe pse thane se është sunnet, megjithatë braktisja e saj te shpie në mëkat( [14]).

 

Hasan Basriu dhe Ebu Hanife mendojnë se është sunnet. Ne fikhun e hanfive qëndron: Synetia është sunnet, është prej natyrshmërisë se lindur…dhe sikur te pajtoheshin nje popull ne ndonjë vend për braktisjen e këtij riti atëherë prijësi do te duhej luftuar ata derisa ta kryejnë këtë rit ngase ky rit është prej motove dhe veçorive te fesë islame (El Ihtijar Sherhul Muhtar, vell: 2, f: 121)”.( [15])

 

Ka gjasa që mendimi i parë të jetë më i sakti. Allahu A’lem!

 

Lindja e fëmiut i bërë synnet

 

Nëse fëmiu lind i bërë synnet atëherë nuk ka nevoje te behet prape. Mejmuni tregon se këtij i kishte thënë Ahmedi: “Një njeriu këtu i kishte lindur fëmiu i bërë synnet ndërsa ai ishte mërzitur shume. I thashë: Nëse Allahu e ka marre përsipër synetine e femiut atëherë çfarëe te mërzitë ty kaq shume?!”.

 

Ka thënë Ebu El Ferexh El Xhevzijj: Jam informuar se Ka’b El Ahbari ka thënë: 13 pejgambere kane lindur te bere synet: Ademi, Shiti, Idrisi, Nuhu, Sami, Luti, Jusufi, Musai, Shuajbi, Sulejmani, Jahjaja, Isai dhe Pejgamberi ynë, alejhimus selam.

 

Ndersa Muhammed b. Habib El Hashimijj mendon se ata janë 14 dhe emrat e tyre janë këta: Ademi, Shiti, Nuhu, Hudi, Salihu, Luti. Shuajbi, Jusufi, Musai, Sulejmani, Zekerija-ja, Isai, Handhale b. Safvani (pejgamberi i As’habu-rr-Rres’it) dhe Muhammedi, alejhimus selam( [16]).

 

Dijetaret shafiite pëlqejnë qe ne rast se fëmiu lind i bërë synet atëherë sa për adet t’i vihet brisku mbi vendin ku duhet bere synet dhe pa e prere fare ta përshkojë atë vend( [17]).

 

Ebu Shameh ka thënë: Ne shumicën e rasteve, foshnjet qe lindin te bëra synet nuk janë komplete keshtuqë një pjese e lëkurës mbetet ne organ. Nëse femiu e ka këtë pjese atëherë patjetër duhet t’i hiqet kjo.

 

Ndërsa sa i përket pejgamberit tone, Muhammedit, alejhi selam janë transmetuar mendime te ndryshme:

 

Ka lindur i bërë synnet,

 

Është bere ne ditën e shtate nga gjyshi i tij,

 

Është bere nga melaiket atë dite kur ia kishin shpalosur gjoksin dhe ia kishin pastruar atë([18]).

 

Kur behet synet femiu

 

Një grup dijetaresh kane thënë se Ibrahimi, alejhi selam, e kishte bere synet Ismailin ne moshën 13 vjeçare ndërsa Is’hakun ne ditën e shtate te lindjes.

 

Transmetohet nga Fatimeja se ajo bënte synet fëmijët e saj ne ditën e shtate. Imam Maliku e kishte urryer këtë dhe kishte thënë se kjo është tradite e çifutëve.

 

Lejth b. Sa’di ka thënë: Femiu behet synnet ne mes moshës 7-10 vjeçare. Ngjashëm me këtë transmeton edhe Ibni Vehbi nga Imam Maliku.

 

Nuk behet synet deri sa te jetë afër moshës se pjekurisë seksuale. Buhariu transmeton nga Seid b. Xhubejri se Ibni Abbasi ishte pyetur: Sikur kush ishte ti atë dite kur vdiq Pejgamberi, alejhi selam? Tha: Atë dite unë isha ne bylyk (moshë madhore)”. Ka thënë (transmetuesi): Nuk e bënin synet mashkullin derisa arrinte ose ishte afër pjekurisë seksuale.

 

Synetia e fëmiut është sunnet dhe nuk ndalohet e as nuk urrehet (mekruh) as para shtate ditorit te lindjes sikurse qe as nuk ndalohet dhe a nuk është e urryer (mekruh)( [19]).

 

Dijetaret kane preferuar qe ne rast pranimi te fesë islame nga ndonjë njeri i moshuar te behet synnet. Atau thoshte: Islami i tij nuk është komplet derisa te behet synet edhe nëse arrin moshën 80 vjeçare. Megjithatë dijetaret tjerë mendojnë te kundërtën( [20]). Hasani kishte lejuar qe plaku i vjetër te mos behej synet dhe nuk shihte gjë te keqe ne dëshminë, therjen, haxhin dhe namazin e tije dhe ne këtë gjendje( [21]). Ibni Abdul berri ka thënë: Shumica e dijetareve perfaqesojne kete mendim( [22]).

 

Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne Arabinë Saudite ka ndare këtë mendim: Synetia edhe pse është nga cilësitë e natyrshmërisë se lindur tek njeriu megjithatë nuk është kusht për hyrje ne fe; mund te bëhesh musliman edhe nëse nuk behesh sunnet ( [23]).

 

Imamul Haremejni mendon se synetia nuk obligohet para moshës madhore sepse femiut nuk i obligohen adhurimet trupore, si: namazi, qe kane lodhje por nuk kane dhimbje e si t’i obligohet ky rit fetar, i cili ka dhimbje( [24]).

 

Ebu El Ferexh Es Serehsijj ka thënë: Synetia e femiut te mitur ka dobi. Se pari lëkura e tij është me e njome (dhe është me lehte te behet synet) ndërsa kur te rritet atëherë ajo behet paksa me e vrazhde.

 

Ibni-l-Mundhiri transmeton se Hasan Basriu dhe Imam Maliku urrenin te behet femiu synet ne ditën e shtate te lindjes për arsye se kjo ishte tradite e çifutëve.

 

Taberaniu transmeton nga Ibni Abbasi se Sunnet është qe femiu ne ditën e shtate te emërtohet dhe te behet synet. Ky transmetim është i dobët( [25]).

 

Dijetaret kane qene te ashpër edhe sa i përket atij qe duhet bere synet por qe frikësohet për shëndetin e tij. Sahnuni ka thënë: Nuk duhet lënë synetine edhe nëse ka dro për vete. Megjithatë, jo tërë dijetaret kane këtë mendim. Shejh Bin Bazi ne përgjigjën e një pyetjeje te ngjashme me këtë kishte thënë: Nëse njeriu është i vjetër dhe ka dro qe nëse behet sunnet do te ketë dëmtime serioze ne shëndet atëherë nuk ka nevoje te behet sunnet( [26]).

 

Tek ne është bere tradite qe fëmijëve te vegjël t’iu lihen te holla si dhurate me rastin e synetise. Këtë gjest disa dijetarë të Saudisë e kane konsideruar si bidat (risi) ne fe( [27]). Unë nuk do ta diskutoja mendimin e tyre porse mendoj se rëndësia e atyre te hollave, te cilat ne shumicën absolute te rasteve nxisin fëmijët për kryerjen e këtij riti fetar, nuk do t’i cilësonte si bidat ngase një shume simbolike këtu është mjet e nuk është qëllim. Allahu e di me se miri!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Psikologjia e Religjionit dhe Feja Islame

 

Këtë punim modest dua ta përmbylli me vërejtjen për një dukuri, e cila ndodhë aty këtu ne mesin e myslimaneve, dhe e cila ehte: synetia e njeriut pas vdekjes. Ndodhe qe ndonjëri për arsye te apo pajustifikueshme nuk ehte bere synet sa ka qene gjalle kështu qe te afërmit e marrin përsipër këtë punë dhe e bëjnë pas vdekjes se tij. Kjo nuk ka nevoje te kryhet. Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ka lëshuar këtë fetwa: “Nëse njeriu nuk është bërë sunnet gjalle atëherë nuk behet pasi që të vdes ( [28]).

 

Allahu na mundësoftë qe përherë te jemi ne shërbim te fesë se Tij, na vdektë si myslimanë dhe na tuboftë në grupin e vepërmirëve.

( [1])    Synetia është fjale arabe e huazuar ne gjuhen turke, shqipe dhe shume te tjera me një kuptim tjetër nga ai qe është ne gjuhen arabe. Meqë synetia është tradite profetike, atëherë tek popujt joarabë është huazuar nga fjala Sunnet (tradite e profetit) ndërsa ne gjuhen arabe, si term ka El Hitan ?????? . Ne terminologjinë fetare synetia d.t.th: “Prerja e pjesës shtesë në organin gjenital, në të cilën mblidhet pjesa e mbetur e urinës, ku nuk mund te pastrohet nga brendësia dhe as te largohet era e saj e pakëndshme.

( [2])   Ne lidhje me abdesin kemi argumente te shumta por ne zgjodhëm këtë hadith, te cilin e ka regjistruar Imam Muslimi ne Sahihun e tij.  ???? ????????? ??????? ????????? ????? ???????? ????????? ???? ???????? ?????? ????????? ??????????? ????????? ???????????? ?????? ????????? ??????? ????????? ??????????? ????? ????? ????????? ?????????????????? ???????? ??????? ????? ??? ??????? ??????? ??? ????????????? ?????? ???????? ??????? ??????? ?????? ??????? ???????? ????????? ??????? ??? ??????????? ?????? ???????? ?????????? ?????????? ?????????? ??????? ?????? ?????? ??????? ???? ??? ???????? ???????? ?????????? ??????? ????????Humrani rrëfen se e ka dëgjuar Uthman b. Affanin, i cili derisa ishte ne oborr te xhamisë erdhi muezzini dhe e lajmëroi kohën për namazin e ikindisë. Atëbotë ai urdhëroi qe t’ia sillnin ujin për abdes dhe tha: Pasha Allahun! Do tua them një hadith, sikur te mos ishte një verset i librit te Allahut nuk do t’ua thosha. E kam dëgjuar Pejgamberin, alejhi selam duke thënë: Nuk ndodhe qe muslimani te marre abdes dhe ta beje atë me përpikëri, pastaj te fale namaz e te mos i falen atij mëkatet qe ka ne mes kohës se tij dhe namazit vijues”.

( [3])   Buhariu rrefen nga Ebu Hurejre se ai e ka degjuar Pejgamberin, alejhi selam duke thene: ???? ????? ?????????? ??????? ?????? ??????? ??????? ?????? ??????? ???????? ????????? ??????? ???????????? ???? ????? ??????? ??????? ?????????? ?????????? ????? ????? ?????? ??????? ??? ??????? ?????? ??????? ???? ???????? ??????? ??? ??????? ???? ???????? ??????? ????? ???????? ?????? ???????????? ????????? ??????? ??????? ???? ??????????? Me tregoni sikur ndokujt prej jush t’i kalonte lumi pranë derës së shtëpisë dhe te lahej ne te pese here a thua do t’i linte diç nga papastërtia? Thanë: Kjo nuk i lë asgjë nga papastërtia. Tha: Ky është shembulli i pese namazeve; Allahu me to fshin gabimet”. (Buhariu)

( [4])   Allahu ne lidhje me zekatin ka përmendur ne Kur’an ne te njëjtin verset te dy pastrimet e tij; atë konkret dhe atë abstrakt. Me konkretisht thotë???? ???? ????????????? ???????? ????????????? ?????????????? ????? Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) ”. (Tewbe, 103)

( [5])   Sa i përket agjërimit, Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: ??? ????? ????????? ????????? ????????????? ?????? ???? ??? ????????? ???? ????????Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe vetllogari, atij i falen mëkatet e mëparshme”.

( [6])   Ne lidhje me haxhin Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “???? ????? ??????? ?????? ???????? ?????? ???????? ?????? ???????? ?????????? ???????Kush bën haxhin duke mos kryer marrëdhënie intime dhe duke mos shkelur normat, ai kthehet ne shtëpi (i pastër nga mëkatet) sikurse atë dite kur e ka lind nena”.

( [7])   Kurtubiu ne koment te këtij ajeti thotë se dijetaret janë unikë përkitazi me faktin se Ibrahimi, alejhi selam, ishte i pari qe ishte bere synet ndërsa kane polemizuar sa i përket moshës, në të cilën ishte bërë synet. Imam Maliku transmeton nga Ebu Hurejre se ai ishte bere synet ??? ??? ???? ?????? ??? ???? ??? ??? ?????? ??? ne moshën 120 vjeçare ndërsa me pas kishte jetuar edhe 80 vite”. Edhe Evzaiu transmeton ngjashëm me këtë version nga Jahja b. Seid nga Seid b. Musejjib nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “????? ??????? ???? ?????? ??? ??? ???? ?????? ??? ?? ??? ??? ??? ?????? ???Ibrahimi u be synet gjersa ishte ne moshën 120 vjeçare ndërsa pas këtij rasti jetoi edhe 80 vite”. Ne disa transmetime tjera nga Jahja-ja qëndron se: “??? ????? ??? ??? ?????? ??? ?????? ??????? Ai ishte bere synet kur kishte arritur moshën 80 vjeçare dhe se ishte bere synet me rrase guri”. Kështu qëndron edhe ne Sahihun e Muslimit. Edhe Ikrimeja e përfaqëson këtë mendim. Tefsiri i Kurtubiut.

( [8])    Komentimi i fillimit te hadithit ne pika te shkurtra.

       Natyrshmëria është (në) pesë (gjëra) ose pesë (gjëra) janë prej natyrshmërisë: Në këtë transmetim kjo shprehje ka ardhur ne dy forma: “pese janë nga natyrshmëria” dhe “natyrshmëria është pese” ndërsa ne transmetimin e Ahmedit ka ardhur qarte dhe pa asnjë dyshim: “pese gjera janë nga natyrshmëria”.

  • Sa i përket përkufizimit ne shifrën pese ne këtë transmetim, disa kane thënë se kjo vetëm është cekur përndryshe nuk është e prere.
  • Te tjerët kane thënë se së pari Pejgamberi, alejhi selam ishte njoftuar nga Allahu për këto pese cilësi e me pastaj u njoftua edhe për cilësitë tjera, te përmendura ne hadithet tjera.
  • Disa kane thënë se përmendja e versioneve te ndryshme ka qene ne varësi nga vendi, ku për secilin mekam (vend) ka cekur gjerat e përshtatshme (dhe te domosdoshme) për audiencën e tij.
  • Është thënë se për qellim me këtë shifër ka qene rëndësia e madhe qe duhet kushtuar këtyre pese gjerave. Pra këto pese gjera nuk janë te vetmet por meqë kane rëndësi shume te madhe për jetën higjienikoislame, atëherë ato i solli ne formën përkufizuese sikur nuk ka tjera përveç tyre. Kjo i ngjan hadithit në të cilin thuhet: “??????? ??????????? Feja është këshillë”. Ne e dimë se feja është këshillë por me shume është parimore dhe normative se sa këshilluese.

Ibnu-l-Arebiu ka përmendur se cilësitë e natyrshmërisë se lindur te njeriut arrijnë diku ne 30 sosh, madje edhe me shume. Ndërsa shifra me e pakte e cekur ne hadithe është shifra 3 e përmendur ne hadithin e Ibni Omerit. Fet’hul Bari Sherh Sahihil Buhari, Ibni Haxher El Askalani

( [9])   Ebu Shameh ka përmendur se synetia ka te mira te shumta, si: pastërtia me e madhe, sëmundjet me te pakta dhe me te rralla gjenitale, etj. Fet’hul Bari Sherh Sahihil Buhari.

( [10])    Sëmundjet gjenitale, Prostitucioni, Muhammed Ali El Barr, Ibrahim Treginjac, f: 9

Për këto ndikime pozitive shih edhe këtë artikull te huazuar nga një reviste islame: Studimet e reja sugjerojnë se synetimi (rrethprerja) i meshkujve zvogëlon mundësinë e infektimit me “HIV” në masën 50%. Një hap i tillë studimor është ndërmarrë në spitalin universitar në Lusakë të Zambias, ku 18 muaj më parë, është ofruar synetimi për vetëm 3 $ dhe është kërkuar që një praktikë e tillë të ndiqet edhe në vendet e tjera.

Dr. Kasonde Bowa, një ndërmarrje të tillë e arsyeton me faktin shkencor, duke konfirmuar se kjo ndërhyrje minimizon mundësinë e përhapjes së virusit HIV.

Ministria e Shëndetësisë në Zvicër, që në janar ka kryer kurse trajnimi për 60 mjekë rreth praktikës së synetimit, dhe sugjeron, duke u mbështetur në argumente shkencore, se synetimi mund të evitojë infektimin me HIV. Në lidhje me këtë, disa zyrtarë presin vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Rezultate pozitive deri tani kanë dhënë provat në Uganda, Kenia e Zambia, të dhëna të publikuara nga Agjencia e OKB-së.

Daniel Herper – epidemiolog dhe ekspert i OKB-së (për Afrikën), argumenton se shkalla e ulët e synetimit dhe ndërrimi i shpeshtë i partnerëve, ka përhapur tragjikisht virusin HIV. Nga 5 milion të infektuar vitin e kaluar, 3.2 milion jetojnë në Afrikën Jugore. Sipas studimit të Dr. Harper, publikuar më 1999, në shtatë shtetet jugore të Afrikës, 1 në 5 meshkuj kanë qenë të synetuar, ndërkohë që përqindja e të infektuarve me HIV është rritur nga 14%, në 26%. Në 9 shtetet perëndimore të Afrikës, ku 4 nga 5 meshkuj janë të synetuar, infektimi me virusin HIV ka rënë nën 5%.

Analizat shkencore të vitit 2002, të publikuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Fondit për Zhvillim, nga 38 studime të bëra kryesisht në Afrikë, ka konstatuar se meshkujt e pasynetuar janë dy herë më të rrezikuar nga virusi HIV, krahasuar me meshkujt e synetuar.

Testi i kryer në Johanesburg, financuar nga qeveria franceze, ndaj 3274 meshkujve (1637 të synetuar, 1637 të pasynetuar), pas 17 muajsh, tregoi se numri i të infektuarve në grupin e individëve të pasynetuar ishte 49, ndërsa vetëm 20 në atë të synetuar..

Përktheu: Hajrudin Muja

 

( [11])   Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.

( [12])   Një gjë te tille shkurtimisht e kishte përmbledhur edhe Shejhu  Hasenejn Muhammed Mahluf, i cili kishte thënë: “Parimisht, te gjithë dijetaret mendojnë se synetia e femrës nuk është obligative ndërsa ajo e mashkullit po sepse është moto e muslimanëve dhe fesë se Ibrahimit, alejhi selam.

Mendimet e dijetareve përkitazi me dis. e synetisë

  • Shafiu mendon se është obligative për mashkullin dhe femrën,
  • Hanbelite mendojnë se është obligim për mashkullin dhe jo për femrën
  • Hanefite dhe Malikite mendojnë se është sunnet

Shif: Fetawa El Ez’her

( [13])   Sipas një versioni edhe Imam Ahmedi ishte i mendimit se synetia për mashkullin është sunnet. El Mevsuatu El Fikhijje

( [14])    Fetawa El Ez’her

( [15])   Fetawa El Ez’her

( [16])   Tefsiri i Kurtubiut, komenti i kaptinës Bekare.

( [17])  Dr. Musa Shahin Lashini e ka refuzuar këtë mendim duke thënë se feja nuk mbahet me formalitet porse me urtësi dhe dobi. Ajo qe nuk ka dobi nuk ligjësohet, ndryshe, do te kërkonim qe edhe për atë qe s’ka thonj t’iu bie përmbi me prerësen e thonjve. Do te kërkonim nga ai qe nuk ka qime nen sqetulla të bej diç te tille; gjera qe do te ishin qesharake për një te mençur dhe objekt talljeje për një armik te fesë.

 

( [18]) Këtë mendim e kam huazuar nga Seferu-s-Seadeh te Mexhduddin Muhammed b. Ja’kub El Fejruz Abadi Esh Shirazi, bot: Mektebetu El Al Asrijje, Bejrut, f: 248

( [19])  Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.

( [20])  Edhe pse nuk kane thënë se Islami i tij nuk është i vlefshëm pa syneti, megjithatë Maliku, Shafiu dhe Ebu Hanife mendojnë se duhet bere synet.

( [21])  Ibni Tejmije mendon se duhet bërë përshpejtimi i synetise për njeriun qe pranon islamin. Pejgamberi, alejhi selam, atij qe sapo kishte pranuar Islamin i kishte thënë: ?????? ????? ?????? ????????? ???????????Largoji prej vetes qimet e pabesimit (rruaji organet gjenitale) dhe behu synet”. Pra e urdhëroi qe te pastrohej menjëherë dhe behej synet sa me pare qe te jete e mundur. Fetawa Ibni Tejmije

( [22])  Tefsiri i Kurtubiut, komenti i kaptinës Bekare.

( [23])  Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.

( [24])  Fet’hul Bari Sherh Sahihil Buhari.

( [25])  Fet’hul Bari Sherh Sahihil Buhari

( [26])  Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.

( [27])  Lënia para për fëmiun e bërë synet është bidat. Shif: Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.

( [28])  Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.

Tags:

Categories

Archives