Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

‘Sweetie’, fëmija virtual që ‘peshkoi’ pedofilët


‘Sweetie’, fëmija virtual që ‘peshkoi’ pedofilët


Organizata të të drejtave të njeriut dhe të mbrojtjes së fëmijëve nga pedofilia prej vitesh në raportet e tyre kanë dhënë alarmin për rrezikun që u kanoset fëmijëve nga lundrimi i pakontrolluar në internet.
sweetie shqip

Një eksperiment i “Terre des Hommes”, një organizatë holandeze për të drejtat e njeriut tregoi sa dhe si të rriturit u afrohen vogëlushëve në internet.

Organizata krijoi një profil të rremë me emrin Sweetie dhe regjistroi qindra-mijëra biseda me të rriturit. Nga grumbullimi i informacionit, në 20 mijë raste të rriturit ngacmuan seksualisht “fëmijën virtual”.

1 mijë prej këtyre personave janë identifikuar tashmë dhe regjistrimet video dhe audio të bisedave ku “fëmijës virtual” i kërkoheshin veprime seksuale online i janë dorëzuar Interpolit për t’i arrestuar ata.

“Eksperimenti tregoi se si pedofilët dhe shfrytëzuesit e fëmijëve mund të veprojnë të pashqetësuar në internet, por edhe se sa i thjeshtë mund të jetë procesi i identifikimit dhe arrestimit të tyre”, deklaroi Rafaele Salinari, presidnt i “Terre des Hommes”. / Top Channel

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vazhdon të rritet numri i refugjatëve në Evropë

Categories

Archives