Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Susami



Susami

Susami kundër kolesterolit: Fitosterolet janë komponime që kanë një strukturë kimike të ngjashme me kolesterolin dhe kur ato janë mjaft të pranishme në ushqim, besohet se mund të reduktojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë imunitetin dhe të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të llojeve të ndryshme. Në revistën për kiminë e bujqësisë dhe ushqimit është botuar se sa fitosterole përmbajnë farat. Shumica e fitosteroleve gjinden në farat e lulediellit ( 270-289mg/100g ) dhe farat e kungullit ( 265mg/100g ). Susami ka nivelet e përgjithshme më të larta të fitosteroleve ( 400-413mg/100g ), nga të gjitha farërat. Sipas një hulumtimi të ri, susami mbron nga sëmundjet e zemrës që kërcënojnë gratë më të vjetra se 50 vjet. Fara e pjekur e susamit është pjesë e popullarizuar e kuzhinës tradicionale aziatike. Në vendet aziatike, konsiderohet se susami vepron kundër plakjes. Farat e susamit (dhe vaji i susamit ) janë një burim i shkëlqyer i yndyrave të pangopura, vitaminës E dhe fitosteroleve.

Një studim i ri i publikuar në “Journal of Nutrition”, zbulon se farat e bluara dhe të pjekura të susamit, zvogëlojnë kolesterolin te gratë, gjatë menopauzës. Gjatë studimit, gratë kanë konsumuar 50g (pak më shumë se 3 lugë) fara të bluara të susamit, çdo ditë për pesë javë. Rezultati: 5 % ishte reduktuar niveli i kolesterolit dhe 10% niveli i kolesterolit të keq, pastaj nivelet e rritura të vitaminës E në gjak dhe ngadalësimin e oksidimit të kolesterolit LDL (proces që është i lidhur me bllokimet e arterieve ose aterosklerozën).

Ky rezultat tregon se farat e susamit mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës në të paktën dy mënyra.





Ekspertët konsiderojnë se fara e zezë e susamit është më e mirë se ajo e ndritshme. Ai konsideron se susami i zi ka një efekt pozitiv në punën e veshkave dhe të mëlçisë dhe është një burim i shkëlqyer i kalciumit (1g susam i zi përmban 85 mg kalcium, më shumë se dyfishin e susamit të bardhë). Fara e zezë e susamit, gjithashtu përmban nivele të larta të proteinave, hekur, magnez dhe acidet yndyrore esenciale.