Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Superushqime për foshnjet gjatë vitit të parë (Foto)

Superushqime për foshnjet gjatë vitit të parë (Foto)

Kur vjen puna për të ushqyer fëmijën, nuk ka “Top 10” listë të ushqimeve për të zgjedhur. Por ekspertët bien dakord që përzgjedhja e disa ushqimeve, që konsiderohen si “më të mirat” në vitin e saj të parë, megjithatë do të bënin më shumë dëm sesa obi.

Viti i parë i jetës është kur qiellza mësohet të provoj shijet e reja. Tri rregulla për tu ndjekur janë: Preferoni ushqimet e gjelbra, të freskëta dhe futni shije të reja dhe në fazat e përshtatshme të moshës së fëmijës. Duke ndjekur këto udhëzime, prindërit do të gjejnë më shumë se 10 fruta, më shumë se 10 perime dhe më shumë se 10 proteina për t’u provuar.

E para dhe e pazëvendësueshmja… Qumështi i gjiritImage result for breastfeeding in public muslim

Ne të gjithë kemi dëgjuar (dhe dëgjuar dhe dëgjuar) se gjiri është më i miri. Por vetëm për shkak se foshnja është gati për të kaluar në ushqime te tjera nuk do të thotë që duhet të ndaloni gjidhënien. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon ushqim ekskluzivisht me gji për rreth gjashtë muaj. Por organizata gjithashtu rekomandon që ushqyerja me gji të vazhdojë së bashku me lëndë të ngurta derisa foshnja të jetë 12 muajshe ose më e gjatë, nëse kjo funkionon mirë për nënën dhe foshnjën. “Ushqimi më i mirë për vitin e parë është qumështi i gjirit

Drithëra të pasuruara me hekur

Image result for iron fortified cereals

Foshnja lind me një furnizim natyral të hekurit, por kjo rezervë varfërohet nga koha kur ajo është rreth 6 muajshe, kështu që është e domosdoshme futja e ushqimeve të pasura me hekur. Një që i përshtatet faturës: drithëra të fortifikuara me hekur. Këtu hyjnë drithëra të orizit – bollguri dhe elbi, të cilat janë opsione të mira.

Koha më e mirë për drithëra të pasura me hekur: Katër deri në gjashtë muaj

Avokadot

Image result for avocados for babies

Avokadot janë një frut i rëndësishëm për t’ua ofruar fëmijëve, sepse ata janë të pasur me yndyrna të llojit më të pasur. Avokadot kanë një shije të mirë dhe të butë. Ato janë shumë të lehtë për tu përgatitur: Thjesht hudhni një avokado shumë të pjekur në qumësht derisa të arrijë një masë e qulltë si e preferon fëmija.

Mosha më e mirë për Avokado: Gjashtë muaj e më shumë

Patatja e ëmbël

Related image

Pos gjirit, nuk njihet ndonjë superushqim për foshnjet, por patatet e ëmbla i ofrohen shumë atij. Ato janë një nga ushqimet më të pasura për foshnjen. Pse? Ata janë të pasura me beta-karotinë, të cilat trupi konverton në vitaminë A dhe kjo është e rëndësishme për shëndetin e syve, lëkurë të shëndetshme, rritje normale dhe mbrojtje nga infeksionet”. Plus, shumë foshnje pëlqejnë vetitë e saj: E butë, e ëmbël.

Mosha më e mirë për patate të ëmbla: Gjashtë muaj e lart

Mishi

Related image

Mishi i pulës, qengjit ose viçit është një burim i shkëlqyer i proteinave si dhe hekurit, riboflavinës, niacinës, vitaminës B6 dhe zinkut. Vetëm sigurohuni që të jetë mjaftueshëm i zier, pasi edhe mishi imët i copëtuar mund të jetë i vështirë për tu përtypur. Përpiquni të përzierni mishin e zier me perimen e preferuar të bebes.

Mosha më e mirë për mish: 7 deri 10 muaj e më shumë

Panxhari

Related image

Panxhari është një burim i jashtëzakonshëm i lëndëve ushqyese. Është një burim i madh i acidit folik, ka kalium dhe beta-carotene, dhe ka shije të cilën foshnjat pëlqejnë shpejt. Mosha më e mirë për panxhar: 11 muaj e më shumë

Kosi

Image result for yogurt for babies

Kosi me yndyrë të plotë është një tjetër opsion i pasur me proteina për fëmijën plus, përmban kalcium dhe elemente që aktivizojnë zorrët. Keni menduar se në këtë moshë jepet kosi por jo qumështi i lopës?

Shumë thjeshtë, pasi qumështi kur bëht kos, largohet laktoza, dhe proteinat e qumështit janë më të kufizuara, kështu që kosi është i lehtë për fëmijën, dhe shumë lehtë tretet.

Mosha më e mirë për kos: Nëntë muaj e më shumë. /MESAZHI/

Categories

Archives