Monday, 23/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sunduesi (EL MELIK- EL MALIK- EL MELIIK)



Sunduesi (EL MELIK- EL MALIK- EL MELIIK)
“Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, Sundues i përgjithshëm.” (Hashr, 23).

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Për këtë emër kemi hadithin të cilin e shënon Buhariu:

“S’ka sundues pos Allahut të Lartësuar.”





Gjithashtu, fjala e Allahut të Madhërishëm:

“Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (tek Allahu).” (Kamer, 55).

Gjithashtu:
“Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, Sundues i përgjithshëm.” (Hashr, 23).

Sundues është Ai të cilit i zbatohet urdhri gjatë sundimit. Ngase, çdo sunduesi nuk i zbatohet urdhri në atë që posedon. EL MELIK është më i përgjithshëm sesa EL MALIK. Allahu i lartësuar është MALIKUL MULK (PUSHTETMBAJTËSI ABSOLUT), Atij i takon pushteti. Ai është cilësuar me cilësitë e sundimit e ato janë: cilësia e madhështisë, e mposhtjes dhe e rregullimit. Atij i takon veprimi i pakufizuar në krijim, në urdhërim dhe shpërblim.

E Tij është e gjithë bota. Të gjithë janë robër të Tij. Të gjithë kanë nevojë për Të. Ai është që urdhëron dhe ndalon. Ai është Lartësues dhe Përulës i atij që do. Bën me robërit e Vet ashtu siç do, i sjell ata ashtu siç do. Atij i përkasin domethëniet e EL MELIK (SUNDUESIT) atë që meriton nga emrat e bukur si: Fuqiploti, i Gjithëfuqishmi, i Madhërishmi, Gjykuesi, i Drejti, Përulësi, Lartësuesi, Ngritësi, Nënshtruesi, Madhështori, Fisniku, i Madhi, Llogarimarrësi, i Nderuari, Mbrojtësi, i Gjithëlartësuari, Pushtetmbajtësi absolut, Tubuesi, e emra të tjerë që kthehen te domethëniet e emrit EL MELIK.





Categories

Archives