Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Suedi, sulmohet fizikisht myslimanja shtatzënë


Suedi, sulmohet fizikisht myslimanja shtatzënë


grua muslimane

Mijëra gra suedeze kanë postuar nëpër rrjetet sociale fotot e veta me shami. Ky aksion erdhi pas lajmit se një grua shtatzënë rreth të njëzetave, u sulmua fizikisht nga persona të panjohur për arsye se mbante hixhab. Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të Stokholmit. Zëdhënësi rajonal i policisë Ulf Hoffman ka thënë se një sulmues i panjohur e sulmoi gruan shtatzënë në periferi lagjes Farsta, duke ia përplasur kokën për një makine. Hoffman tha se ndaj gruas, përveç dhunës janë përdorur edhe sharje me motive fetare, gjë që ka çuar policinë që të besoj se sulmi ishte i motivuar fetarisht.

 

Ndër gratë që dolën në mbrojtje të gruas përmes postimeve në faqet e rrjetevë sociale ishin liderja e Partisë së Gjelbër Asa Romson dhe deputetja socialdemokrate Veronica Palm.

 

Gratë muslimane me shami janë duke u bërë gjithnjë shënjestër e personave islamofobik në vendet evropiane. Më parë këtë vit, një grua e mbulur shtatzënë u sulmua nga dy burra islamofobik në periferi të Parisit. Ajo pësoi një abort dhe vdiq dy ditë pas sulmit.

 

/mesazhi/

 

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  NSA merr informacione private nga Google dhe Yahoo

Categories

Archives