Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Studimi: 180.000 vdekje në mbarë botën, shkak pijet e gazuara


Studimi: 180.000 vdekje në mbarë botën, shkak pijet e gazuara


pije te gazuarKonsumini i tepruar i pijeve të gazuara rrit vdekshmërin. Sipas studimit më të fundit më shumë se 180.000 vdekje në botë gjatë viti 2012 kanë ndodhur si rezultat i konsumimit të lartë të pijeve  të gazuara. Nga këto vetëm në SHBA kanë ndodhur 25.000vdekje .

Hulumtuesit e Harvardit theksojnë se vdekjet më të mëdha kanë ndodhur në shtetet me të ardhura të mesme dhe të vogla. Studimi është bërë publik në momentin që kryetari i komunës së Nju Jorkut ka apeluar për limitimin e përdorimit të pijeve  të  gazuara ne këtë qytet.

Por, ndalimi i pijeve të gazuara do të jetë i vështirë pasi studimi nuk sjell fakte që këto pije realisht vrasin njerëzit. Megjithatë, studimi tregon lidhjen mes konsumit të lartë të pijeve të gazuara dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit.

Ndërkohë, zyrtarët e industrisë së pijeve në SHBA kanë reaguar ndaj këtij studimiduke thënë: “Studimi nuk tregon në asnjë mënyrë që konsumimi i pijeve të gazuara shkakton sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin”. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rriten rastet me kancer të gjirit

Categories

Archives