Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Studim – Kërpudhat, burim të vitaminës D


Studim – Kërpudhat, burim të vitaminës D


kerpudha

Vitamina D, e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave, muskujve dhe sistemin imunitar, prodhohet natyrshëm kur lëkura e njeriut ekspozohet ndaj diellit.

Kërpudha mund të përbëjë një ushqim me vlerë, thuhet në dy studimeve të reja të publikuara të hënën. Kërpudhat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e konsumit të mishit të kuq, si dhe mund të sigurojnë vitaminë D si shtojcë ushqimore.

Studiuesit në Shkollën Bloomberg të Shëndetit Publik pranë universitetit Johns Hopkins  i dhanë një grupi të rriturve mbipeshë çdo ditë një sasi kërpudhash në vend të mishit. Një grup i dytë iu nënshtrua një diete standarde për pakësimin e peshës. Në fund të studimit që zgjati 1 vit, personat që kishin përdorur kërpudha në dietën e tyre humbën më shumë kilogramë të peshës trupore dhe e ruajtën këtë humbje më mirë se personat e grupit tjetër.

Në një studim tjetër nga shkencëtarë në Universitin e Bostonit, pjesmarrësve në studim të ndarë në 3 grupe, iu dhanë për 12 javë gjatë dimrit vitamina shtesë D2, D3, dhe pluhur kërpudhash. Në fund të studimit, nuk u vu re asnjë ndryshim në nivelet e vitaminës D në mesin e 3 grupeve, duke treguar se  kërpudhat janë një burim i mirë natyror për vitaminë D.

Dihet se vitamina D, e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave, muskujve dhe sistemin imunitar, prodhohet natyrshëm kur lëkura e njeriut ekspozohet ndaj diellit.

Është fakt gjithashtu se të dy këto studime u financuan nga “The Mushroom Council”, një grup i prodhuesve dhe importuesve amerikanë të kërpudhave.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Belbëzimi dhe shkaktarët e tij

Categories

Archives