Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Studenti shlyen borxhin duke recituar Duanë e mësuar nga Profeti Muhamed ﷺ

Studenti shlyen borxhin duke recituar Duanë e mësuar nga Profeti Muhamed ﷺ

Është regjistruar në librin “Sahih et-Tirmidhi” se një burrë që kishte një borxh. Ai erdhi tek Ali ibn Abi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke kërkuar ndihmën e tij për të paguar disa borxhe.  Aliu i tha atij:

“A të të mësoj disa fjalë që Profeti (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) më ka mësuar? Nëse e thua këtë, All-llahu do të kujdeset për borxhin tuaj edhe nëse borxhi jot është i madh sa një mal. ”

Pastaj përmendi Duanë e mëposhtme: “للّهُـمَّ اكْفِـني بِحَلالِـكَ عَنْ حَـرامِـك، وَأَغْنِـني بِفَضْـلِكِ عَمَّـنْ سِـواك

(All-llahummek-fini bi halalike an haramike ve agnini bi fadlike ammen sivake)

Që do të thotë: “O Allahu im, më bëj që të më mjaftojë hallalli Yt dhe të mos i afrohem haramit, si dhe më bëj të pasur me mirësitë Tua, që të mos kërkoj prej tjetërkujt përveç prej Teje.”

Arshani, një student në një Universitet në Malajzi u fut në një borxh, por e dinte duanë më lart kështu që ai vendosi t’i kërkonte Allahut ndihmë duke përdorur duanë që Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ja mësonte Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), transmeton KohaIslame.

Kjo është historia e Arshanit:

Shkova në këmbimore dhe u largova me nxitim pa i numëruar paratë. Më vonë kuptova se kisha rreth RM 3,000, më pak se ajo që duhej të merrja. Kjo ishte pak a shumë përfundimi i jetës sime si student.

Unë nuk mund të paguaja tarifat e mia studentore dhe universiteti më ngarkoi me një komision prej 9% që ma shtoi borxhin. Unë nuk kisha asnjë ide se ku dhe si t’i merrja paratë që i kisha borxh.

Ndjeva sikur të isha zhytur nga borxhet. U përpoqa shumë për të gjetur një punë, por dështova. Pastaj ju ktheva Allahut dhe i kërkova Atij duke përdorur duanë të përmendur në hadithin e mëposhtëm:

“للّهُـمَّ اكْفِـني بِحَلالِـكَ عَنْ حَـرامِـك، وَأَغْنِـني بِفَضْـلِكِ عَمَّـنْ سِـواك

“O Allahu im, më bëj që të më mjaftojë hallalli Yt dhe të mos i afrohem haramit, si dhe më bëj të pasur me mirësitë Tua, që të mos kërkoj prej tjetërkujt përveç prej Teje.”

Kjo ishte kur dyert e mëshirës u hapën. Kam qëndruar me një mik të dashur që më ka lejuar të qëndroj pa paguar qira. Disa miq u larguan për pushime dhe më dhanë çelësin e dhomës të cilën e dhashë me qira. Këta qiramarrës ishin miqtë e mi të mirë të cilët më pas paguanin për ushqimin tim. Vëllai im u largua për bajram dhe unë e vura edhe biçikletën e tij në qira 🙂

Miku im kishte nevojë për para krejt papritur e cila më bëri të shqetësohem, pasi unë ende nuk kisha ruajtur mjaftueshëm. Por të nesërmen, një shok i im  më vizitoi dhe më dha një sasi të madhe parash, për të cilat më tha që i kasha nga vëllai im- gjë që mendova se ishte nga vëllai im i gjakut. Për shokun tim, ai donte të thoshte se ai ishte vëllai që mi kishte dhuruar.

Në këtë mënyrë, Allahu më ndihmoi të paguaj borxhet e mia. Të gjitha falënderimet i takojnë All-llahut, i cili është i Gjithëdëgjueshëm dhe i Gjithëdijshëm, dhe është Mëshirëplotë!/KohaIslame.com/

Categories

Archives