Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Studenti anglez ndërton robotin imitues teleprezent

Studenti anglez ndërton robotin imitues teleprezent

studenti anglezNjë student i Universitetit të zonës Lancashire Qendrore ka krijuar një robot teleprezent që kopjon sjelljen njerëzore. I njohur si MAKIIS, roboti është frymëzuar nga Sheldonbot i komedisë Amerikane “The Big bang Theory”.

Lëviz nëpërmjet rrotave dhe projekton video live të imazhit të përdoruesit nëpërmjet iPad MAKIIS dhe mund të lejojë punonjësit e zyrave të Londrës të komunikojnë me kolegët në Paris njësoj si të ishin në të njëjtën sallë.

MAKIIS është pajisur me një kamera 3D përshtatur nga një Sensor Kinect i Microsoft Xbox, duke i lejuar të dallojnë në distancë pengesat dhe ti ndalojë ato nga përplasja. Gjithashtu mund të njohë kur njerëzit i drejtohen dhe e kthen “fytyrën ” drejt folësit.

“Roboti është dizenjuar të imitojë sjelljen njerëzore sa më shumë të mundet”, tha studenti i grupit të punës së robotit, që harxhoi gjashtë muaj dhe 400 orë për ndërtimin e tij. Disa robotë teleprezent ngjajnë si Skype me rrota, por MAKIIS dëgjon tingujt dhe kthehet drejt tyre.”

Disa kompani në Kaliforni po prodhojnë robot teleprezent, por asnjë prej tyre nuk ka karakteristika si MAKIIS, tha Phil Tranter, Pedagog i Universitetit për Shkenca Inxhinierike, Fizike dhe Kompjuterike. Cisco gjithashtu tregton një sistem teleprezent për konferenca.

Disa ekspertë mendojnë se robotët teleprezent kanë një rol kryesorë në mënyrën se si bizneset operojnë në të ardhmen, gjithashtu në edukim duke i lejuar mësuesit të japin mësime dhe tu ofrojnë informacion studentëve në gjithë botën.

Shkencëtarët gjurmojnë peshkaqenët me robotë nënujorë

“Përdorimi personal dhe komercial i këtyre robotëve është akoma shumë larg. Ato mund të përdoren për biznese të komunikojnë nga larg, gjithashtu dhe për mësuesit, pedagogët dhe mjekët”, tha studenti Gnafakis.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sony prezanton PS4

“Ata gjithashtu mund të ndihmojnë familjet të qëndrojnë në kontakte dhe do të jenë të nevojshëm në ndihmën e tyre ndaj njerëzve të paaftë për ti bërë më social”. (PCWorld Albanian)

Categories

Archives