Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Stream Oil” 35 milionë dollarë borxhe


“Stream Oil” 35 milionë dollarë borxhe


Kompania ‘Albpetrol’, ka nisur zyrtarisht procedurat për të prishur marrëveshjen me kompaninë kanadeze “StreamOil”, për shkak të parregullsive në shlyerjen e detyrimeve financiare të përcaktuara me ligji.

kompania petrol

Bëhet fjalë për 50 mijë tonë naftë, 10 milionë metër kub gaz, si dhe shumë fatura të tjera për energjinë dhe shërbime të tjera të përfituara nga kjo kompani, të cilat “Stream Oil” duhet t’i kishte derdhur në ‘Albpetrol’, por që prej vitesh nuk e bën, transmeton Top Channel.

Sipas përllogaritjeve, vlera totale e dëmit shkon nga 30 deri në 35 milionë dollarë, para të cilat duhet të kishin përfunduar në arkën publike, por të cilave kompania kanadeze u është shmangur në kundërshtim me ligjin. “Stream Oil”, shfrytëzon 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollaj në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Flamuri shqiptar në majën më të lartë të Zvicrës

Categories

Archives