Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Straw: Turqia po bllokohet për në BE shkaku i fesë


Straw: Turqia po bllokohet për në BE shkaku i fesë


Jack Straw

Ish ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jack Straw dërgoi kritikë të ashpër në kundërshtimin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, duke shprehur se bllokimi është i motivuar në mënyrë religjioze.

Sipas Straw, vendet e caktuara evropiane kundërshtohen në inkuadrimin e Turqisë drejt Bashkimit Evropian, sepse është vend mysliman.

Straw potencon se bllokimi për anëtarësim të plotfuqishëm të Turqisë, në bazë është për shkak të “lidhjes së ndyrë” mes Gjermanisë, Francës dhe Qipros kundër pohimeve për pozitën gjeografike të vendit, sepse pjesa më e madhe e territorit të saj është në kontinentin aziatik.

“Derisa bëhej fjalë vetëm për ‘problemin gjeografik’ atëherë nuk do të kishte mënyrë Qiproja ose Malta të përfshihen në kufijtë e BE-së. Nuk bëhet fjalë për arsyetimin lidhur me gjeografinë, por me religjionin”, vlerësoi ish ministri britanik i Punëve të Jashtme në fjalimin e konferencës në Ankara.

Ekziston standard i dyfishtë, nëse Turqia krahasohet me disa vende lindore evropiane, atëherë Bullgaria dhe Rumania hynë në BE nga arsye strategjike, edhe pse të gjithë e dinin se ato nuk i përmbushën kriteret e Kopenhagës, vlerëson ish ministri britanik. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Futbollistët që agjërojnë Ramazanin

Categories

Archives