Tuesday, 18/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Stragjetitë menaxhuese të stresit mund të mësohen



Stragjetitë menaxhuese të stresit mund të mësohen

Studime të cilat janë bërë vite më parë në Universitetin e Philipps-it në Marburg të Gjermanisë kanë treguar se një gjë e tillë është e mundshme.

Kështu mundet efekti i qelizave vrasëse me anë të ushtrimeve te thjeshta relaksuese, me anë të trajnimit autogjen, hipnozës, terapive trupore, psikoterapisë dhe formave të ndryshme në këtë sferë. Kurse si kurorë e gjithë kësaj ne do të përmendim mënyrën e vetme më efikase, terapi e cila është shkruar prej Atij që na krijoi neve dhe të gjithë këtë gjithësi, e ajo është namazi, leximi i Kur’anit, përmendja, përkujtimi dhe meditimi për Allahun e Lartësuar.

“Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit”. (Kur’an – Bekare, 45)

Poashtu gjatë studimeve është vërtetuar lidhja në mes ndryshimeve të sistemin imunitar dhe sëmundjeve të syve, si p.sh. gjatë sëmundjeve të rënda të veshkëve dhe “syve të thatë” një çrregullim të qeses së lotëve. Një tjetër studim poashtu ka konstatuar se të gjithë diabetikët kanë probleme me “sytë e thatë”. Kjo vjen pasi te ata vjen deri te dëmtimi i enëve të vogla të gjakut, të cilat çojnë deri te anomali patologjike të retinës. Është mbresëlënëse se si rregullimi i sheqerit në gjak mundet të çojë deri te ndryshime të tilla. Sa më të mira të jenë rezultatet e gjakut aq më pak komplikacione kanë pacientët/et me sytë, por edhe e kundërta. Një gjendje e stërngarkuar psiqike, apo një stres emocional te të sëmurit e sheqerit çon deri te çrregullimi i sheqerit në gjak, atëherë shihet qartë se problemet e shkaktuara të syve te diabetikët varen shumë edhe faktorët psiko-emocional.





Edhe te sëmundja e tiroideve Basedow, e cila si karakterisitikë ka sytë e hapur dhe të dalur më përpara ndërsa shikimin e kanë më tepër të ngulët, sytë janë më tepër të kërcyer. Pothuajse te gjysma e atyre që i kap mbitiroidizmi mund të kenë këtë lloj shqetësimi. Në raste të jashtëzakonshme simptomat e syve mund të kthehen në serioze. Atëherë njeriu mund të preket nga të parët e dyfishtë, të turbullt, të kuqtë, djegie sysh dhe keqësim i të parit. Edhe te këto grupe është arritur në të njëjtin rezultat dhe tregohet se gjatë stresit ata kanë të pamurit e dobësuar.

Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani