Thursday, 19/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Stimulimi ‘zbutës’ në tru për personat agresivë



Stimulimi ‘zbutës’ në tru për personat agresivë

Shpesh herë, agresivitetit të njerëzve i janë kushtuar studime të kushtueshme për të zbuluar se pse njerëzit humbasin toruan.

Një studim i kryer së fundi nga shkencëtarët e neurologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, ka zbuluar diçka të rëndësishme që lidhet me vendimarrjen morale në tru. Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë se si të parandalojnë agresivitetin te njerëzit. Duket e pabesueshme por provat treguan se kishte rezultat.

Bëhet fjalë për një stimulim në trurin e njeriut. Përmes teknikës së quajtur ‘stimulim i drejtëpërdrejtë transkrinial’ apo TDS, shkencëtarët arritën të ulin agresivitetin. Kjo teknikë parashikon dhënien impulseve elektrike në pjesën e djathtë të trurit, të cilat depërtojnë përmes elektrodave.





Shkencëtarët thonë se është ende herët të flasim për terapi por janë siguruar të dhëna mjaft të rëndësishme që mund të çojnë në identifikimin edhe më të lehtë të personave të rrezikshëm.





Categories

Archives