Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Stambolli me qendrën e parë për Financat Islame


Stambolli me qendrën e parë për Financat Islame


stambolli

Banka Botërore do të hapë qendrën e saj të parë për Financat Islame në Borsa të Stambollit, njoftuan zyrtarët turq të hënën.

Një deklaratë në faqen zyrtare të internetit të Borsas, njoftohet se së shpejti do të mbahet një ceremoni për të inauguruar Qendrën Islamike për Zhvillimin e Financave, e para e këtij lloji.

Zëvendës Kryeministri turk Ali Babaxhan, Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim, Nënsekretari i Thesarit Ibrahim Halil Canakci dhe kryetari i Borsas Ibrahim M. Turhan do të marrin pjesë në ceremoni, shton deklarata.

Stambolli është bërë shumë popullor në muajt e fundit, si një qendër e financave islame. Turqia lëshoi bonon e parë islame në shtator të vitit 2012, dhe këtë vit në të njëjtin muaj Stambolli priti një forum ndërkombëtar mbi sistemet financiare, ku tema e financave islame ishte paraqitur dukshëm. /mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Pse nuk falesh? – Enis Rama?

Categories

Archives