Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Stafidhja – Rrushi i thatë (zebib)


Stafidhja – Rrushi i thatë (zebib)


rrushi i thate
Rrushi i thatë është i ngrohtë dhe i lagët. Na ngrohë dhe shkakton etje. Farat e iritojnë barkun, por janë të dobishme nëse bluhet me fara të shegës djegëse. Rrushi i thatë na jepë fuqi, qetëson, i forcon nervat dhe marrëdhëniet seksuale i bën të këndshme. Aliu, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Kush han njëzet e një kokër rrush të thatë për çdo ditë, në trupin e tij më nuk do të ketë gjë që do ta shqetësojë.” Transmeton Ebu Nu`ajmi.

Transmetohet se Ibn Abbasi ka thënë: “Hani rrushin e thatë, por hudhni bërthamat, sepse në to është sëmundja, kurse në tjetrën është ilaçi.”
Nga i njejti burim kuptojmë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, e kishte shprehi ta thartojë rushin e thatë në ujë, e mandej ta pijë ditën e njëjtë apo të nesërmen.
Ajo që mbetej ndonjëherë e pinte e ndonjëherë e hudhte.
Buhariu transmeton se një shërbëtor ka qenë i etur, por Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ia ndaloi që në të njëjtin ujë t`i thartojë hurmat dhe rushin e thatë.
Zuhriu ka thënë: “Unë dëshiroj t`i përmbahem hadithit, prandaj e ha rushin e thatë.” Dhe ai vërtet e hante rrushin e thatë dhe refuzonte t`i hajë mollat e tharta.
Kushdo që han rush të thatë, xhina (Pistacia lentiscus) dhe bombona gome për çdo ditë në bark të zbrazët, truri i tij vërtet do të jetë në gjendje të shkëlqyer.

Një shkrim tjetër i dobishëm  IBNUL-KAJJIM: "SHUMICA E SËMUNDJEVE VIJNË SI RRJEDHOJË E ZAKONEVE TE PAPËRSHTATSHME DIETIKE DHE SHUJTAVE ME VLERA TË ULËTA USHQYESE"

Categories

Archives