Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sprova dhe Durimi!

Sprova dhe Durimi!

sprova dhe durimi
Sprova dhe Durimi!
Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotë: “Isha një ditë duke udhëtuar nëpër shkretëtirë dhe papritmas humba rrugën për ku isha nisur. U ndala tek një tendë e vjetër, shikova mbrenda saj dhe pashë aty një njeri, ishte i ulur në tokë. Sapo iu afrova me qetësi pashë se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte të dy duart e këputura. Ç’është më e çuditëshmja se ai ishte edhe i verbër dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askënd që të kujdesej për të. Dëgjova prej tij disa fjalë, që shpesh i përseriste: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madhe mbi shumë krijesa të Tija. Duke e përseritur këtë disa herë, ma tërhoqi vëmendjen dhe më shtyri të interesohem për te. Dy duart e këputura dhe dy sytë e tij të verbër dhe nuk posedonte kurrfarë fuqie për kujdesjen e vetës. Shikova përreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikë prej të afërmëve të tij që kujdeset për te, mirëpo, për fat të keq, nuk pashë askend. Vazhdova t’i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi të pyeste: – Kush është? Kush është? – I thashë: Esselamu alejkum! Jam një njeri që kam humbur rrugën dhe u ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar në këtë vend?

– Fillova unë me pytje: Ku e ke familjën apo të afërmit? – M’u përgjigj: Unë jam një plak i sëmuar, që me kanë lënë njerëzit dhe me kanë vdekur shumica prej të afërmëve. – I thashë: Dëgjova nga ju disa fjalë, që me çuditën: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa tjera të Tija, me trego se çka të ka nderuar All-llahu ty kurse unë të shohe të verbër me dy duart e këputura, i varfer dhe askend perreth teje që interesohet për ty?! – Më tha: Të tregoj, por me një kusht! Kam një nevojë të ma kryesh. – I thashë: Me gjithë dëshirë inshallah, vetëm me trego! – Më tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqësi të ndryshme, mirëpo, prap Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa të tjera. A nuk me ka dhënë All-llahu mendjen, që të logjikoj me te?! I thashë: Po, si jo! – Ma ktheu: Sa e sa njerëzve u mungon kjo begati, janë budalla, të çmendur, që nuk posedojnë mendje?! – Shumë ka. – ja ktheva. – Pastaj tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të tjera dhe me ka nderuar. – Vazhdoi përseri: A nuk me ka dhënë All-llahu të dëgjuarit, me të cilin dëgjoj ezanin për namaz, dëgjoj me te fjalët dhe atë që kam përreth?! – I thashë: Po, si jo! – Ma ktheu: Sa prej njerëzëve janë të shurdhët dhe nuk mund të dëgjojnë?! Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar mbi shumë krijesa. A nuk më ka dhënë All-llahu gjuhën, me të cilën e përmendi Atë dhe mirrem vesh me njerëzit?! Sa e sa njerëz memece ka sot që nuk flasin?! I thashë: Po, vërtetë shumë ka. – Tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të Tija. A nuk me ka udhëzuar All-llahu në Islam dhe adhuroj vetëm All-llahun Një, të Vetmin, që nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij?!

Unë tek Ai llogaris shpërblimin duke bërë durim në sprovat e Tija. Sa ka prej njerzëve, që janë adhurues të idhujve dhe kryqëve dhe janë të kënaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanë humbur në këtë botë dhe në botën tjetër. Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që më ka nderuar mbi shumë krijesa të Tija. Kështu vazhdoi plaku duke i numëruar begatitë e All-llahut, kurse mua me shtohej çudia prej imanit të tij të fort dhe bindjes së tij të madhe, që plaku edhe në gjendjen e tij të mjerueshme ishte i kënaqur me ato begati që ia kishte dhënë All-llahu. Thashë me vete: Sa prej të sëmurëve janë, që ndoshta nuk janë goditur as sa një e katërta e kësaj që është goditur ky plak, apo ndoshta janë sprovuar vetëm me humbje të shikimit apo të dëgjimit, apo kanë ndonjë sëmundje të lehte e që mund të llogariten të shendoshë në krahasim më atë që e ka goditur këtë plak. Saqë i dëgjon duke u ankuar dhe duke qajtur me zë të lartë, duke renkuar nga semundja. E atyre vetëm iu shtohet dobësia dhe iu pakësohet bindja në shpërblimin e All-llahut.

U thellova në mendime të thella derisa m’i ndërpreu mendimet fjala e plakut duke më thënë: – A ta them kërkesen time që pata? A ma kryen atë? – I thashë: Po, inshallah! Cila është kërkesa yte? E uli kokën dhe lotët i rrodhën nga sytë e tij të verbër. Pastaj ngriti koken e tha: – Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveç një djalit katërmbedhjetëvjeçar. Ai është që me ushqen, me veshën, me shtrinë për të fjetur dhe me ngrite për çdo nëvojë. Mirëpo, ka dalë që dje të me kërkojë ushqim dhe nuk është kthyer më dhe nuk e di a është gjallë dhe kthehet apo është i vdekur dhe është harruar. Unë, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verbër, ku ta kërkoj unë i shkreti?! E pyeta për pamjen e tij dhe cilësitë e tija në mënyrë që ta njoh nëse e takoj. Dola që ta kërkoj djalin, po ku ta kërkoj kurse rruga për mua ishte e panjohur dhe nuk dija nga ta kërkoja, unë vetë kisha humbur rrugën. Vazhdova rrugën duke ecur nëpër shkretëtirë, kërkoja andej këtej ndonjë njeri të pyes për djalin, por s’ka gjë. Rastësisht e ktheva kokën dhe pashë andej tëndes së plakut një kodër të vogël, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diçkaje. Thashë me vete: Këto nuk mblidhen përveç se rreth ndonjë ngrodhësire ose ushqimi. U ngrita në koder dhe u afrova tek këto shpezë. Kur arrita afër tyre filluan të shpërndahen dhe në vendin ku ishin mbledhur sorrat çka të shoh?! Një djale i ri i vdekur, trupi i tij i këputur sikur ta kishte sulmuar ndonjë ujk dhe ka ngrenë një pjesë të tij dhe ka lënë pjesën tjetër për shpezë. Nuk me brengosi djali aq shumë sa me erdhi keq dhe u pikëllova për plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim të tendës duke qenë në mes pikëllimit dhe hutise.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Me plakjen e kohës, Kur’ani rinohet

Duke menduar se a të shkoj dhe ta lë plakun në vetmi apo të kthehem tek ai dhe ta lajmëroj për djalin. U drejtova kah tënda dhe po dëgjoj plakun duke bërë tesbihë dhe duke përmendur All-llahun. Isha i hutuar çka t’i them, si t’ia filloj…? Me erdhi në mendje ngjarja e të dërguarit të All-llahut, Ejubit alejhi selam. Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lënë. I dhashë selam. I mjeri, ishte mërzitur shumë për djalin. Sa më ndjeu më pyeti: ku është djali? I thashë: Përgjigju ti njëhere! Cili prej ju të dyve është me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam? Tha: Ejubi, alejhi selam është me i dashur tek All-llahu. I thashë: Cili është sprovuar më shumë, ti apo Ejubi, alejhi selam? Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam. Atëherë i thashë: Llogarite djalin tënd tek All-llahu se të ka vdekur…! E gjeta atë të vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqërit mbi trupin e tij. Rënkoi plaku i mjerë, pastaj rënkoj përseri duke marrë frymë thellë dhe duke përseritur fjalën: LA ILAHE IL-LALL-LLAH… Mora ta qetësojë duke ia kujtuar durimin, mirëpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rënkimet derisa dhe nisa t’ia përkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq në duart e mia. E mbulova me jorganin që e kishte përfundi dhe dola të kerkoje ndonjë njeri që të më ndihmojë t’ia pregadis xhenazën. Pas pak pashë tre vetë të hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin të ishin udhetarë. I thirra dhe m’u përgjigjen. Kur u afruan u thashë: – Këtu është një njëri musliman i vdekur dhe nuk ka askë që interesohet dhe mirret me të, a keni mundësi që të më ndihmoni për ta larë, ta mbështjellim në qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan. Hyrën në tendë që ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin për ta varrosur. Sapo zbuluan fytyrën e tij bertitën: Ebu kulabe… Ebu kulabe…! Pastaj e mora veshë se Ebu kulabe kishte qenë një prej dijetarëve të njohur, qe e kishte humbë pleqëria dhe sëmundjet e shumta pozitën e tij dhe e kishin lenë njerëzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumë sprova dhe fatëkeqësi deri sa ishte vetmuar prej njerzëve në një tendë të vjetër në hapësiren e shkretëtirës. Ia pregatitëm xhenazën dhe e varrosëm.

Udhëtova bashkë me këta tre veta dhe më ndihmuan që ta gjejë rrugën për në qytet. Në këtë natë e pashë ne ëndërr Ebu Kulaben me pamjen me të bukur, kishte të veshur rroba të bardha dhe ishte plotësuar pamja e tij, pa të meta trupore. E pashë duke ecur në një vend të gjelbëruar. E pyeta: O Ebu Kulabe, cfare të ka bërë ty të jesh në këtë vend kaq të bukur dhe i shëndoshë fizikisht? U përgjigjë: Posa më ka futur All-llahu në xhenet dëgjova një zë duke me thënë fjalën e All-llahut: “((u thonë) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend.” [Err-rrad 24)

Categories

Archives