Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Spirulina – alga mahnitëse



Spirulina – alga mahnitëse

Spirulina renditet në mesin “super ushqimeve” natyrale, sepse përmban shumë vlera ushqyese, jashtëzakonisht e pasur me proteina, hekur, beta-karoten (30 herë më shumë se karrotat), vitamina dhe minerale.

 

Spirulina ofron minerale të tilla si hekuri, kalciumi, fosfori, jodi, magnezi, zinku, seleni, bakëri, kromi dhe kaliumi. Spirulina është një lloj alge me ngjyrë blu në të gjelbër, e cila ka një profil super të ushqyeshëm. Mund ta shtoni atë në formë pluhuri në lëngjet që konsumoni përditë.

Do të vini re ndryshimin e ditëve kur merrni spirulina që jeni me më tepër energji, më të qartë në të menduar dhe me më humor të mirë, se sa në ditët kur nuk e merrni.Algae Powder





10 arsye për të marrë spirulinën përditë:

  1. Spirulina është anti-kancer, lufon shumë sëmundje, duke qënë një antioksidant i fuqishëm. Lufton aneminë, forcon sistemin imunitar. I kthen gjallërinë organizmit.
  2. Burimi i njohur me vitamina B12. Vitamina B12 është esenciale për metabolizmin e cdo qelizë të trupit, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe zhvillimin e indeve nervore të shëndetshme.
  3. Përdoret kundër lodhjes muskulore tek sportistët, ndihmon në ndërtimin e muskujve, furnizon trupin me oksigjen.
  4. Është burimi më i njohur me beta-karroten. Beta karroten është një antioksidant i fuqishëm që organet tona e konvertojnë në vitaminë A. Vitamina A është e rëndësishme për dhëmbë të shëndetshëm, indet skeletore dhe të buta, mukozës, lëkurës dhe syve.
  5. Spirulina është e pasur me acide yndyrore esenciale (omega 3,6 dhe 9). Sidomos omega 3, i cili luan rol kryesor në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, uljen e kolesterolit të keq, uljen e depresionit, artritit, osteoporozës dhe diabetit. Peshku shpesh është njohur për përmbajtjen e tij me omega, të cilat i marrin nga algat e tilla si Spirulina.
  6. Redukton stresin, ankthin, nervozën, depresionin. LufTon problemet e lidhura me plakjen. Përmirëson përqëndrimin dhe forcon kujtesën.
  7. Është burimi më i mirë i proteinave vegane. Spirulina përmban rreth 60% proteina. duke e krahasuar me mishin e viçit apo të pulës, të cilat kanë përafersisht 20% proteina secili. Ajo ka dhe rreth 10 amino-acide jo esenciale që luajnë një rol të rëndësishëm për të patur një shëndet të mirë.
  8. Redukton prurjet e mëdha menstruale dhe lehtëson dhimbjet e tyre. Ndihmon gratë në menopauzë për lehtësimin e simptomave.
  9. Spirulina përthithet lehtë nga organizmi ynë, duke e bërë që gjithë elementët e saj ushqyes të absorbohen lehtësisht nga trupi jonë.
  10. Përdoret gjatë periudhave të dietave dobësuese, sepse largon urinë

Përdorimi: Doza ditore 1-5 gr. Tretet në ujë, në lëngje frutash ose perimesh.





Categories

Archives