Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Spikerja e parë me shami në televizionin shtetëror turk


Spikerja e parë me shami në televizionin shtetëror turk


spikerja turke

Vetëm dy javë pas shfaqjes së deputeteve të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim me shami në sallën e parlamentit turk, një ditë më parë u shfaq dhe spikerja e parë e lajmeve me shami në televizionin shtetëror TRT. Faize Xhiem Tahmaz, u shfaq para teleshikuesve me shami në kokë gjatë emisionit të lajmeve të orës pesë.

Spikerja në fjalë ka studiuar religjion dhe sociologji në universitetin e hapur të Anadollit. Studimet universitare ajo i filloi menjëherë pasi përfundoi shkollën e mesme në Imam Hatib në Stamboll.

Lidhur me reagimet e publikut ndaj këtij akti, ajo thotë:”Për fat të keq, puçet ushtarake kanë shkaktuar një fanatizëm të thellë mes njerëzve për shkak të besimeve të tyre. Tashmë, është koha për një stil të ri jetese.” \ardhmeriaonline\

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kjo pra eshte feja Islame...

Categories

Archives