Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Sony prezanton PS4


Sony prezanton PS4


Pritja për fansat e PlayStation-it ka marrë pothuajse fund. Kompania gjigande Sony ka prezantuar të Mërkurën PlayStation 4, platformën e radhës për lojra.

ps4 shqipPritja për fansat e PlayStation-it ka marrë pothuajse fund. Kompania gjigande Sony ka prezantuar të Mërkurën PlayStation 4, platformën e radhës për lojra.

PlayStation 3, platforma e tanishme e Sony-t në treg, ka plot shtatë vjet nga dalja e saj, në Nëntor të 2006-s.

“Dhoma nuk është më qëndra e universit të PlayStation-it, por lojtari,” ka thënë Andrew House, Shefi Egzekutiv i Sony Computer Entertainment. “Shpresojmë që PlayStation 4 të ndryshojë mënyrën e së luajturit.”

Arkitekti i sistemit të PlayStation 4, Mark Cerny, ka thënë se Sony ka filluar punën në platformën e re qysh nga nxjerrja e PlayStation 3. Sipas tij, platforma e re ka një pamje të rifreskuar totalisht, si dhe një numër të madh ndryshimesh dhe shtimesh, si p.sh. vetitë sociale që nuk gjënden në platformat e tjera. /Tech.Al/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Samsung nxjerr në treg telefonin me ekran të lakuar (VIDEO)

Categories

Archives