Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Snowdenit i ofrohet punë në Rusi

Snowdenit i ofrohet punë në Rusi

snowden

Ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowdenit, i është ofruar punë në kompaninë e rrjetit kryesor social të Rusisë, VKontakte.

 Zëdhënësi i VKontakte, Georgy Lobushkin, u ka thënë anëtarëve të grupit online se Snowden është ftuar të punojë në sigurinë e korrespondencës. Videoja e takimit është postuar në internet.

 Është raportuar edhe më herët se themeluesi i rrjetit VKontakte, Pavel Duros, ka ftuar Snowdenin t’i bashkohet ekipit të tij të programerave në Shën Petersburg.

 Uashingtoni kërkon Snowdenin nën akuzat për spiunazh. Ai ka zbuluar një numër dokumentesh të klasifikuara për programet amerikane të mbikëqyrjes.

 Snowdenit i është ofruar azil i përkohshëm në Rusi më 1 gusht. Ai ka banuar në aeroportin Shermetiovo të Moskës qysh më 23 qershor.

Categories

Archives