Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

S’më bëri dobi pasuria


S’më bëri dobi pasuria


pasuria

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vdekja nuk bën dallim midis të madhit dhe të voglit as ndaj të pasurit dhe të varfrit dhe as ndaj robit dhe prijësit. Harun Rrashid ka qenë mbret që e posedoi tokën dhe e mbushi atë më ushtarë. I cili ishte që ngrinte kokën dhe i thoshte reve:

“Lëshojeni shiun në Indi apo në Kinë ose ku të duash se për Zotin nuk kë për të lëshuar shi në ndonjë tokë vetëm se ajo do të jetë në pronësinë time. Harun Rrashid doli një ditë për gjueti dhe kaloi pranë një burri që quhej Buhlul, i tha Haruni: “Më këshillo, o Buhlul”. Tha: “O prijës i myslimanëve, baballarët dhe gjyshërit e tu?” Tha: “Vdiqën”. Tha: “Ku janë kështjellat e tyre?” I tha: “Ato atje janë kështjellat e tyre”. I tha përsëri: “Ku janë varret e tyre?” I tha: “Këto janë varret e tyre”. Tha Behluli: “Këto janë kështjellat e tyre dhe këto varret e tyre, po çfarë dobie i bënë ato në varret e tyre?” Tha: “Po, ke të drejtë, më fol akoma, o Behlul”. I tha: “Kështjella jote në këtë botë është e gjerë sikur dhe varri yt mbas vdekjes të zgjerohej!” Qau Haruni dhe tha: “Vazhdo!” I tha: “O prijës i besimtarëve, me të vërtetë ti posedove pasurit e Kisrës dhe prive gjithë këto vite, po çfarë është e gjithë kjo? A nuk është varri fundi i çdo të gjalli dhe do të pyetet për të gjitha këto?” Tha: “Sigurisht”. Pastaj u kthye Haruni dhe ra në shtrat i sëmurë. Kur u dorëzuan mjekët për shërimin e tij e trupi ndjeu fundin e tij, atëherë nuk kaluan shumë ditë dhe i zbriti vdekja. Kur i erdhi atij vdekja dhe u shtuan vuajtjet e saj thirri komandantët dhe administratorët e tij. Mblidhni ushtritë e mia! Dhe erdhën me to dhe me shpatat e parzmoret e tyre. Asnjë nuk mundej të përcaktonte numrin e tyre vetëm se Allahu. Të gjithë ata poshtë drejtimit dhe urdhrave të tij. Kur i pa ata, qau dhe tha: “O ti i Cili nuk të mbaron posedimi, mëshiroje atë të cilin i mbaroi posedimi i tij!” Tha: “Më sillni qefinin!” Dhe ia sollën. “Më hapni varrin!” E ia hapën. Pa në të dhe tha: “Pasuria s’më bëri aspak dobi mua, fuqia dhe pushteti im më kanë ikur!”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Magjitë, sihri, xhinet dhe shërimi nga ata pjesa e pare

Pastaj vazhdoi të qante derisa vdiq. Pasi vdiq e morën këtë prijës i cili posedoi botën dhe e vendosën në një gropë të ngushtë, nuk e shoqëruan në të ministrat dhe shokët e tij. Nuk i futën me vete ushqime dhe nuk i shtruan shtrat, çfarë dobie i bëri atij mbretëria dhe pasuria?!

Ndërsa Abdulmelik ibn Meruan kur i zbriti atij vdekja dhe e kishte mbuluar pikëllimi dhe i ishte ngushtuar vetja, urdhëroi që t’i hapeshin dritaret e dhomës së tij dhe ia hapën. U kthye dhe pa një pastrues të varfër në dyqanin e tij, qau Abdulmelik dhe pastaj tha: “Ah, sikur të isha pastrues! Ah, sikur të isha marangoz! Ah, sikur të isha hamall! Ah, sikur të mos prija nga çështjet e besimtarëve asnjë gjë!… dhe vdiq.

Nga Ebi Katade ibn Rabia el Ensari transmetohet se kaluan përpara Profetit alejhi selam me një xhenaze dhe tha: “I qetësuar dhe të qetësuar prej tij”. Ata e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, ç’është kjo: i qetësuar dhe të qetësuar prej tij?” Ai tha: “Robi besimtar qetësohet nga lodhjet dhe mundimet e dynjasë dhe shkon për në mëshirën e Allahut, ndërsa robi i keq kur largohet qetësohen prej tij njerëzit, vendet, pemët dhe kafshët”.

Përktheu: Bledar Haxhiu

Categories

Archives