Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SKELETI



SKELETI

SKELETI

Skeleti është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e 206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të jashtëzakonshme të lëvizjes. Duart e robotëve sado që të jenë të zhvilluara nuk mundë ti imitojnë duart e njeriut, ballafaqohemi me një ndërtim të përkryer, p.sh kulla e Parisit.

Këtë ndërtim për të kuptuar më mirë të japim një shembull nga teknologjia e sotme.
Në ndërtimin e ndërtesave të mëdha përdoren sisteme kafazi. Në teknikën e kësaj ndërtimtarie elementet bartëse të një ndërtese janë të përbëra nga shuprat të lidhura me njëra tjetrën në formë kafazi, në sajë të llogaritjeve të ndërlikuara të kompjuterëve ndërtesat bëhen shumë më të qëndrueshme. Ndërsa ndërtimi i brendshëm i eshtrave është shumë më i ndërlikuar nga ky sistem i ndërtesës në formë kafazi.





Në saje të kësaj, eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e shtyp njynin në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj.

Njeriu në saje të këtij ndërtimi të përsosur lëvizjet e tij i realizon me gjidhdije dhe shpejtësi të madhe, të gjitha këto tregojn se trupi i njeriut është një produkt i një ndërtimi të përsosur. Pronari i këtij ndërtimi është Allahu i madhërishëm, Allahu në një ajet Kur’anor i thërret njerëzit që i ka krijuar që të mendojnë mbi këtë të vërtetë …Shiko se si kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish… (Kaptina El Bekare, 259)





Categories

Archives