Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Skaneri 3D i veshit për mjekët


Skaneri 3D i veshit për mjekët


skane_3D

Lantos Technologies ka prezantuar një skaner 3D të kanalit të veshit të aprovuar nga FDA, që do t’iu mundësojë mjekëve të diagnostikojnë më mirë veshët e pacientëve.

Ky sistem skanimi 3D i veshit mund të krijoj një imazh në formë harte të pjesës së brendshme të veshit, gjithashtu edhe një matje më e mirë për vendosjen e pajisjeve dëgjimore për veshët me probleme.

Është krijuar si një skaner tepër kontabël me një otoskop video për vizualizimin dhe navigimin në kanalin e veshit. Imazhet kapen dhe një skanim 3D për veshët gjenerohet duke përdorur optika dhe algoritma të ngjitjes në një kohë brenda minutës.

Kjo teknologji mund të zëvendësoj procesin aktual që harxhon tepër kohë, përmes së cilës mjekët krijojnë idenë se mbase veshi i pacientit gjeneron një substancë tip rrëshire. Kjo substancë injektohet në kanalin e veshit dhe bëhet një masë solide.

Heqja e kësaj njësie mund të jetë tepër e papërshtatshme dhe mund të shkaktojë një deformim në kuptimin e formës.

Sistemi 3D i skanimit të veshit, që nga fundi i këtij viti do të jetë i gatshëm për shitje. U zhvillua dhe u testua nga bashkëpunimi me mjekët ORL me sistemet e krijimit të pajisjeve dëgjimore.

Pritet të sjellë të rejanë fushën dëgjimore, në konsumatorin audio, në mbrojtje ndaj zhurmës industriale dhe në “tregjet” e komunikimit./Titulli/kohaislame

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Panairi i makinave luksoze në Gjenevë

Categories

Archives